Besnik Pula: Ata që thonë se Vetëvendosje i humbi zgjedhjet, po i krahasojnë ‘mollat me dardha’

Besnik Pula: Ata që thonë se Vetëvendosje i humbi zgjedhjet, po i krahasojnë ‘mollat me dardha’

Analisti i njohur Besnik Pula, në një shkrim për bllogun Sbunker ka replikuar ndaj interpretimit të rezultateve të Zgjedhjeve Komunale. Pakashumë, një pjesë e madhe e analistëve dhe një pjesë e opinionit publik e kishte bërë LDK-në fituese, dhe Vetëvendosjen humbëse – duke i krahasuar këto rezultate me ato të Zgjedhjeve Nacionale të 11 qershorit. […]

Analisti i njohur Besnik Pula, në një shkrim për bllogun Sbunker ka replikuar ndaj interpretimit të rezultateve të Zgjedhjeve Komunale. Pakashumë, një pjesë e madhe e analistëve dhe një pjesë e opinionit publik e kishte bërë LDK-në fituese, dhe Vetëvendosjen humbëse – duke i krahasuar këto rezultate me ato të Zgjedhjeve Nacionale të 11 qershorit.

Por, Pula beson që krahasimi i tillë i numrave, i cili u bë edhe nga lideri i LDK-së dhe ai i PDK-së, është krejtësisht i gabuar. Kjo sepse, siç vë re ai, ndryshon në tërësi konteksti. “Kjo llogari në dukje e thjeshtë matematikore injoron faktin se konteksti politik i zgjedhjeve lokale është tjetërfarë nga ai i zgjedhjeve nacionale; se motivi i votës dallon, si për nga çështjet që dalin në pah (komunale, jo nacionale) ashtu dhe për formën e mobilizimit të votës, e cila është më e drejtpërdrejtë dhe, në kontekstin e Kosovës, e varur më shumë nga lidhjet personale e familjare që bëhen të theksuara sidomos në kontekste lokale.” – shkruan ai.

Një tjetër arsye, për të mos krahasuar ‘mollat me dardha’ (fjalë e autorit në fjalë), është edhe fakti se në Kosovë vazhdimisht votuesit në zgjedhje lokale konsiderueshëm më të shumtë se në zgjedhje nacionale. Kjo edhe për shkak të karakterit pakashumë fisnorë e familjarë që e ka shoqëria jonë.

 

Lexo tekstin e plotë:

https://sbunker.net/s-tatus/89309/krahasimi-i-rezultateve-zgjedhore-ne-nivel-lokal-dhe-nacional/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?