Besim Beqaj paralajmëron hapjen e katër qendrave inovative në Kosovë

Besim Beqaj paralajmëron hapjen e katër qendrave inovative në Kosovë

  Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, i cili drejton një dikaster të ri qeveritar të krijuar nga Qeveria Haradinaj, ka paralajmëruar se vitin që vjen do të hapen katër qendra inovative dhe të ndërmarrësisë. Ai i tha transmetuesit publik të Kosovës se fillimisht do të startohet me hapjen e Qendrës Inovative dhe të […]

 

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, i cili drejton një dikaster të ri qeveritar të krijuar nga Qeveria Haradinaj, ka paralajmëruar se vitin që vjen do të hapen katër qendra inovative dhe të ndërmarrësisë.

Ai i tha transmetuesit publik të Kosovës se fillimisht do të startohet me hapjen e Qendrës Inovative dhe të Ndërmarrësisë në Prizren, pastaj do të vazhdohet në Mitrovicë, Pejë dhe Prishtinë.

Qeveria e re Haradinaj tashmë ka shtuar edhe një ministri të re Kosovës, atë të Inovacionit dhe Ndërmarrësisë të cilin e udhëheqë Besim Beqaj.

Ministri Beqaj tha se hapja e këtij dikasteri të ri qeveritar është një mundësi e mirë për të rinjtë dhe sipas tij ndërmarrësia është një nga motorët tanë për zhvillimin e vendit. “Është një ministri kreative e cila do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me sektorin privat. Kemi një trend në botë që është u duke u zhvilluar me ekonomi digjitale, prandaj ka qenë shumë e nevojshme që edhe Kosova ta ketë një ministri të inovacionit dhe ndërmarërsisë”.

Beqaj, ndërkaq bëri të ditur se me buxhetin e planifikuar nga Qeveria e Kosovës parashihet që ministria të cilën e drejton t’i ketë mbi 11 milionë euro.

“Të rinjtë e Kosovës duhet të jenë të gatshëm për tregun e punës dhe se synim i kësaj ministrie është që ta lidhim teorinë me praktikën”, tha ministri Besim Beqaj.

Ai tha se Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë nuk do të merret me procedurat administrative, por se do të merremi me avokimin e ideve për zhvillimin ekonomik

Ndryshe, Programi i Qeverisë i Republikës së Kosovës 2017-2021 i hartuar nga Qeveria Haradinaj ka treguar edhe për objektivat e kësaj ministri se me çka do të merret.

Sipas këtij programi, synimi i Qeverisë është stimulimi i aktiviteteve inovative në Kosovës të cilat do të jenë të lidhura ngushtë më ndërmarrësinë dhe me fushat e tjera të ekonomisë.

“Zhvillimi i ndërmarrësisë dhe iniciativës private përmes inovacioneve dhe me fokus në zhvillimin e NVM-ve prodhuese dhe shërbyese, është parakusht për rritje të punësimit, rritje të konkurrueshmërisë dhe rrjedhimisht rritje të sektorit privat. (veçanërisht të të rinjve dhe grave)”, thuhet në programin Qeverisës të kësajë ministrie.

Politikat ekonomike do të orientojnë dhe përkrahin ndërmarrjet të kombinojnë njohuritë, kapacitetet, aftësitë dhe resurset (njohuri për prodhimin, aftësi dhe hapësira, njohuri në lidhje me tregun, sistem efikas të distribuimit, resurse të mjaftueshme financiare, etj.) për të zhvilluar konceptin e inovacionit brenda ndërmarrjes.

Lista e objektivave të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për Programin e Qeverisë 2017-2021:

  • Promovimi i inovacionit sipas sektorëve të ekonomisë në shërbim të rritjes ekonomike dhe zhvillimit;
  • Krijimin i mekanizmave institucional koordinues në mes të shkencës, sektorit privat dhe politikë-bërjes;
  • Zhvillimi i ndërmarrësisë përmes programeve të trajnimit/ konsulencës;
  • Konsolidimi i fondit për TIK dhe krijimi i fondeve për përkrahje të sektorëve zhvillimor (me fokus tek gratë dhe të rinjtë);
  • Mbështetja e zhvillimit të NVM-ve për ballafaqim me presion konkurrues në rajon, BE dhe tregjet e tjera.

Qeveria përmes skemave financiare dhe jo financiare si dhe përmes trajnimeve synon të përkrahë : (1) produktet e reja; (2) metodat e reja të prodhimit; (3) metodat e reja të furnizimit; (4) shtrirjen në tregjet e reja; si dhe (5) metodat e reja të organizimit të biznesit.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?