Besa Shahini, zëvendësministre në Shqipëri

Besa Shahini, zëvendësministre në Shqipëri

Njohësja e çështjeve të Arsimit, Besa Shahini, e cila për shumë vite ka qenë e angazhuar në këtë fushë në Kosovë, si pjesëtare e shoqërise civile, është emëruar zevendësministre e Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë. Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe vet Shahini, duke thënë se ndihet e nderuar që puna e saj si […]

Njohësja e çështjeve të Arsimit, Besa Shahini, e cila për shumë vite ka qenë e angazhuar në këtë fushë në Kosovë, si pjesëtare e shoqërise civile, është emëruar zevendësministre e Arsimit në Qeverinë e Shqipërisë.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe vet Shahini, duke thënë se ndihet e nderuar që puna e saj si eksperte në këtë fushë të vlerësohet si aset në Qeverinë e Shqipërisë, shkruan Periskopi.

“Kryeministri Rama sot më emëroi zëvendësministre të Arsimit në qeverinë shqiptare. Ndihem e nderuar që puna ime e deritanishme në fushën e arsimit vlerësohet si aset në qeverinë e Republikës së Shqipërisë. Shpresoj që kontributi im të çojë tek përmirësimi i mëtutjeshëm i shkollave dhe arsimit në Shqipëri. Marrë parasysh që standardet e arsimit shqip vendosen në Tiranë, arritjet atje domosdoshmërisht do të ndikojnë në përmirësimin e arsimit në Kosovë dhe vendet e tjera shqipfolëse në rajon. Punën time në Shqipëri e shoh si thellim të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe tejkalim të kufijve në interes të përfitimit të përbashkët të shqiptarëve”, ka shkruar ajo në Facebook./Periskopi/

 

Të fundit
Të ngjashme