Berisha: Kryeprokurori i shtetit falsifikator, çfarë drejtësie mund të presim në Kosovë

Deputeti Zafir Berisha ka thënë se janë tejet shqetësuese raportimet për rastin e kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi. Ai ka rikujtuar raportimet e mediave në kohën kur Lumezi ishte zgjedhur kryeprokuror, duke thënë se atë kohë ishte raportuar se Lumezi ‘madje ishte i dyshuar si i përfshirë në një vrasje’ “Informacioni i fundit rreth kryeprokurorit […]
Deputeti Zafir Berisha ka thënë se janë tejet shqetësuese raportimet për rastin e kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi.
Ai ka rikujtuar raportimet e mediave në kohën kur Lumezi ishte zgjedhur kryeprokuror, duke thënë se atë kohë ishte raportuar se Lumezi ‘madje ishte i dyshuar si i përfshirë në një vrasje’
“Informacioni i fundit rreth kryeprokurorit të shtetit, në kohën kur është emëru mediat kanë raportu se ka qenë I përfshirë ose ka qenë i dyshuar për vrasje. Por ajo që është shqetësuese është edhe se kryeprokurori I shtetit po del falsifikator. Çfarë drejtësie kemi në Kosovë”, ka thënë Berisha.
Më pas ai ka folur për pagesën e rrymës që bëjnë qytetarët e Kosovës për serbët në veri./Periskopi/












