Berisha-Haradinajt: Veproni në rastin e skandalit të pasaportave

Berisha-Haradinajt: Veproni në rastin e skandalit të pasaportave

Ish-drejtori i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve në MPB, Besnik Berisha në një letër publike drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se është koha e fundit që dora e shtetit të veprojë në rastin e skandalit të pasaportave dhe deri diku të përmirësohet imazhi i vendit tonë sepse përgjegjësit kanë emër e mbiemër. Sipas tij, […]

Ish-drejtori i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve në MPB, Besnik Berisha në një letër publike drejtuar kryeministrit Ramush Haradinaj, duke thënë se është koha e fundit që dora e shtetit të veprojë në rastin e skandalit të pasaportave dhe deri diku të përmirësohet imazhi i vendit tonë sepse përgjegjësit kanë emër e mbiemër.

Sipas tij, janë zyrtarë e ish zyrtarë të lartë të MPB-së, që kanë shkëputur njëanshëm në vitin 2013, kontratën me shtypshkronjën austriake e si pasojë tani shteti detyrohet të paguajmë mbi 5 milionë euro. Ai ka shtuar se zyrtarët që jashligjshëm kanë ndërruar specifikat teknike të pasaportave e si pasojë janë mbi 40.000 pasaporta defekt që janë në depo të MPB-së dhe kualiteti i pasaportës tonë ka rënë në vendin e 85 në botë.

Letër e hapur, Kryeministrit  Haradinaj

I nderuar z. Kryeministër ,po ju drejtohem me këtë letër të hapur duke shpresuar në zotimet e tuaja për punë efikase në qeverisjen tuaj.

Shteti ynë, Kosova, duhet të paguaj mbi 5 milion euro për shkak të shkëputjes së njëanshme të kontratës në vitin 2013 me shtypshkronjën austriake.

Ish kryeministri Mustafa pati inicuar formimin e një Task-force për hetimin e këtij rasti, dhe si shumë raste tjera edhe ky mbeti vetëm në letër.

Përgjegjësit për shkëputje të njëanshme të kontratës kanë emër dhe mbiemër të cilët i kanë shkaktuar dëm të madh vendit tonë, po veçoj :

– dëmin material mbi 5 milion euro nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit

– ndërrimin e paligjshëm të specifikave teknike ku si pasojë deri tani kemi mbi 40.000 pasaporta defekt dhe 14.000 pasaporta të shkatërruara qëllimisht  për ti fshehur defektet dhe krimin.

– si pasojë e ndërrimit të specifikave teknike pasaporti ynë tani renditet në vendin e 85 në botë

– dëmi më i madh e që po mbahet i fshehur për opinion është vazhdimi i kontratës aktuale për furnizim me pasaporta, me negocim ,që komisioni nuk e ka nënshkruar sepse është në dëm të buxhetit të Kosovës mbi 6 milion e që kjo kontratë është nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm dhe Ministri në Qeverinë e kaluar. Kjo kontratë është fryer brenda natës nga 13 milion në 19 milion.

I nderuar z. Kryeministër, është koha e fundit që dora e shtetit të veproj në rastin e skandalit të pasaportave dhe deri diku të përmirësohet imazhi i vendit tonë sepse përgjegjësit kanë emër e mbiemër e këta janë :

– zyrtarë e ish zyrtarë të lartë të MPB-së, që kanë shkëputur njëanshëm në vitin 2013, kontratën me shtypshkronjën austriake e si pasojë tani ne detyrohemi të paguajmë mbi 5 milion euro

– zyrtarët që jashligjshëm kanë ndërruar  specifikat teknike të pasaportave e si pasojë kemi mbi 40.000 pasaporta defekt që janë në depo të MPB-së dhe kualiteti i pasaportës tonë ka rënë në vendin e 85 në botë

– zyrtarët e lartë të MPB-së që e kanë nënshkruar kontratën me negocim pa pëlqimin e komisionit për shkak të fryerjes së kontratës brenda natës nga 13 milion në 19 milion

– zyrtari i lartë i MPB-së që ka marrë dhuratë-ryshfet laptop në vitin 2012 që nuk e ka deklaruar si dhuratë, por ka tentuar këtë vit pas publikimit në media këtë laptop ta regjistroj si pasuri të MPB-së

Andaj,z. Kryeministër duke shpresuar në zotimet tuaja për luftimin e pakompromis të keqpërdorimeve të buxhetit të vendit, shpresoj se do të ndërmerrni masat  që janë në kompetencen tuaj lidhur me skandalin e pasaportave.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?