Baxhaku përfundimisht mbështetë këtë kandidat për Prizrenin

Baxhaku përfundimisht mbështetë këtë kandidat për Prizrenin

Pas 10 viteve qeverisje të Partisë Demokratike të Kosovës, Komuna e Prizrenit do të shkojë në balotazh. Mytaher Haskuka nga Vetëvendosje e Shaqir Totaj nga PDK do të përballen në balotazh më 19 nëntor. Më 22 tetor, Lidhja Demokratike e Kosovës u rendit si partia e tretë në Prizren me 19 për qind të votave. […]

Ai ka thënë se si individ përkrahë ndryshimin në Prizren, teksa kritikon qasjen e PDK’së, të cilën e cilëson si shkatërrimtare.

Baxhaku i ka thënë Periskopit se aktualisht po presin certifikimin e rezultateve nga KQZ, ndërsa më pas do të diskutojë me strukturat e partisë se si do të veprojë në balotazh.

“Po presim certifikimin e rezultateve nga KQZ dhe më pas do të ulemi me strukturat e partisë dhe do të diskutojmë se si do të veprojmë në balotazh”, i ka thënë Baxhaku Periskopi.

Ai bëri të ditur se deri më tani nuk është zhvilluar ndonjë takim me strukturat e partisë, teksa tregon se haptas se ai personalisht përkrahë kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskukën.

“Asnjë takim nuk e kemi pasur deri më tani me strukturat lidhur me balotazhin dhe atë se si do të veprojmë. Në fakt është diskutuar se cilat janë pasojat e cilat janë shkaqet e këtij rezultati, por jo për balotazh. Qytetarët dhe unë jemi për ndryshim sepse kjo qeverisje nuk bën me vazhdu në Prizren, sepse është shkatërrimtare dhe e dëmshme për Prizrenin. Unë jam deklaruar edhe haptas se e përkrah ndryshimin dhe jam për kandidatin e Vetëvendosjes, Mytaher Haskuka, por gjithçka varet prej strukturave. Ky është vetëm mendim personal”, ka thënë tutje Baxhaku për Periskopin.

Prizreni është një nga 19 komunat që do të shkojë në balotazh. Në raudin e parë të zgjedhjeve kandidati i PDK’së, Shaqir Totaj ka arritur të sigurojë 29 për qind të votave, pasuar nga Mytaher Haskuka i Vetëvendosjes, me 22 për qind të votave./Periskopi

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?