Basri Kodra merr pëkrahjen e AAK-së dhe LDK-së për kryetar të Kaçanikut

Basri Kodra merr pëkrahjen e AAK-së dhe LDK-së për kryetar të Kaçanikut

Zgjedhjet e 22 tetorit kanë çuar në balotazh Partinë Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje në komunën e Kaçanikut. Në raundin e dytë, më 19 nëntor do të përballen Besim Ilazi i PDK-së dhe Basri Kodra i VV-së. Ky i fundit tashmë ka bërë me dije se ka marrë përkrahjen e AAK-së dhe LDK-së që […]

Zgjedhjet e 22 tetorit kanë çuar në balotazh Partinë Demokratike të Kosovës me Lëvizjen Vetëvendosje në komunën e Kaçanikut. Në raundin e dytë, më 19 nëntor do të përballen Besim Ilazi i PDK-së dhe Basri Kodra i VV-së.

Ky i fundit tashmë ka bërë me dije se ka marrë përkrahjen e AAK-së dhe LDK-së që ta sjellë ndryshimin në Kaçanik.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Kodra ka thënë se vota që ishte shpërndarë në disa subjekte politike, tashmë do i besohet Vetëvendosjes që të qeverisë në komunë.

“Do të fitojmë për shkak se kemi kërku përkrahjen dhe e kemi marrë atë me fillim prej dy subjekteve më të mëdha që janë pas nesh, LDK dhe AAK. Po vazhdojmë negociatat me ta dhe me shoqërinë civile, si dhe me njerëzit që janë të interesuar për ndryshim. Nuk kemi arritur akoma marrëveshje por jemi duke u konsultuar. Ne po bazohemi në 60 përqindëshin e votës që ka qenë për ndryshim, kundër PDK-së. Vota ka qenë e shpërndarë në 3-4 subjekte e më tepër”, ka thënë ai.

Kodra qeverisjen e PDK-së e ka cilësuar si të papërgjegjshme dhe të dobët. Sipas tij, kjo qeverisje e ka sjellë komunën në degradim.

“Qeverisja e kaluar është karakterizuar si qeverisje e dobët, e plogësht dhe me papërgjegjësi. Kemi degradim të gjendjes, sidomos në fushën e arsimit, si dhe në ivestimet në infrastrukturë”, është shprehur ai.

Ndryshe, Kodra në zgjedhjet e 22 tetorit kishte marrë 3 mijë e 353 vota, deri sa kundërkandidati i tij nga PDK-ja, Besim Ilazi kishte marrë 6 mijë e 588 vota.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?