Barack Obama thirret si anëtar jurie në Çikago, do të habiteni me pagën e tij

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, është thirrur të bëjë rolin e një anëtari jurie në Çikago. Presidenti i gjykatës së qarkut Cook, Tim Evans, tha të premten se ish-presidenti do të shërbejë si anëtar jurie në muajin nëntor. Obama zotëron shtëpi në Washington dhe në lagjen Kenwood të Çikagos. “Ish-qirramarrësi” i […]
Obama zotëron shtëpi në Washington dhe në lagjen Kenwood të Çikagos.
“Ish-qirramarrësi” i Shtëpisë së Bardhë është një votues i regjistruar në Çikago. Anëtarët e jurisë mund të përdoren për raste penale ose dëgjime civile.
Ata mund të thirren në cilindo nga qarqet e Çikagos ose në gjykatat periferike.
Të gjithë anëtarët e jurisë para se të marrin shërbimin shohin një video për detyrat e tyre nga Lester Holt, një herë e një kohë reporter televiziv dhe tani gazetar në NBC.
Gjykatësit e qarkut COOK, paguhen 17 dollarë për çdo ditë të shërbimit të tyre.












