Bajram Gecaj i reagon ashpër Behgjet Pacollit për demarkacionin

Anëtari i kryesisë së LDK-së i cili ka qenë edhe këshilltar i ish- kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria aktuale duhet ta kthejë kufirin me Malin e Zi në Çakorr e Kullë, aty ku Haradinaj thotë se është kufiri. Këto komente ai i ka bërë duke komentuar deklaratën e zv.kryeministrit dhe ministri të Jashtëm […]
Anëtari i kryesisë së LDK-së i cili ka qenë edhe këshilltar i ish- kryeministrit Isa Mustafa, ka thënë se Qeveria aktuale duhet ta kthejë kufirin me Malin e Zi në Çakorr e Kullë, aty ku Haradinaj thotë se është kufiri.
Këto komente ai i ka bërë duke komentuar deklaratën e zv.kryeministrit dhe ministri të Jashtëm Behgjet Pacolli, i cili ka thënë se nëse komisioni i ri nuk e sjell dëshmi të reja, do të kthehen në versionin aktual.
“’Pacolli për Demarkacionin: Nëse s’ka dëshmi të reja, kthehemi te versioni i parë’.Jo zoti Pacolli jo, keni për ta kthyer kufirin në Çakorr e Kullë o nuk bën ndryshe’”, ka shkruar Gecaj në facebook.
Kryeministri Haradinaj me të marr detyrën ka shkarkuar Komisionin e kaluar për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ai ka qenë njëri ndër kundërshtarët e versionit aktual sipas të cilit Kosova humb mbi 800 hektarë tokë.












