Bahtiri: Vetëvendosja më ndihmoi në negociatat në Bruksel për Urën e Ibrit

Kryetari aktual i Mitroicës dhe kandidati i sërishim për këtë komunë nga AKR-ja, Agim Bahtiri ka thënë se ka pasur disa suksese gjatë qeverisjes së tij. Ai ka thënë se ka bërë shumë për sigurinë në këtë qytet. “Gjendja e krijuar e tensioneve, vrasjeve, gazit, plagosjeve, kontrabandës, grupe të caktuara që ksihin Mitrovicën në duart […]
Kryetari aktual i Mitroicës dhe kandidati i sërishim për këtë komunë nga AKR-ja, Agim Bahtiri ka thënë se ka pasur disa suksese gjatë qeverisjes së tij.
Ai ka thënë se ka bërë shumë për sigurinë në këtë qytet.
“Gjendja e krijuar e tensioneve, vrasjeve, gazit, plagosjeve, kontrabandës, grupe të caktuara që ksihin Mitrovicën në duart e tyre, nuk ka ndodhur gjatë mandatit tim”.
“Kam negociuar edhe në Bruksel me një delegacion të nivelit të lartë për të stabilizuar gjendjen, për të pasur një mirëkuptim për të gjithë njerëzit e nacionaliteteve të ndryshme që jetojnë në Mitrovicë”.
“Kemi hequr barrikadat dhe kemi bërë revitalizimin e urës dhe na ka mbetur vetëm pjesa e fundit, në pjesën e veriut”.
Bahtiri ka thënë në Info Lokale në Klan Kosova se ka qenë i zëshëm në delegacionin e Brukselit për çështjen e urës së Ibrit, por në këtë pikë ka pasur falenderime të mëdha për Vetëvendosjen.
“Qëndrueshmëria ime në delegacion ka qenë e fuqishme, psh, serbët donin të merrnin lumin, të ndajnë Mitrovicën dhe të menaxhohet sipas ndërkombëtarëve shumë lehtë dhe kam qenë i zëshëm në atë drejtim, duke falenderuar edhe bashkëpunëtorët e mi, siç ka qenë edhe kryetari i Vetëvendosjes që më kanë ndihmuar shumë në këtë proces”.
“Kam kontaktuar dhe biseduar dhjetëra herë edhe me Albin Kurtin për të parë se cili është opsioni më i mirë që unë të negocioj në Bruksel dhe mund ta falenderoj jashtëzakonisht shumë sepse më është dhënë përkrahja e tij”.
“Punët të cilat i kemi bërë së bashku, Mitrovica është krenare”.












