Azem Vllasi: Edhe tre anëtarë të VV-së të përfshirë në rastin tim

Azem Vllasi: Edhe tre anëtarë të VV-së të përfshirë në rastin tim

Organet përgjegjëse të drejtësisë janë duke vazhduar hetimet ndaj atentatit të avokatit, Azem Vllasi, i cili u sulmua para disa muajsh në hyrje të banesës së tij. Prokuroria lidhur me këtë rast ka në plan të marrë në pyetje disa persona të tjerë për të cilët dyshohet se kanë qenë të involvuar e për të […]

Organet përgjegjëse të drejtësisë janë duke vazhduar hetimet ndaj atentatit të avokatit, Azem Vllasi, i cili u sulmua para disa muajsh në hyrje të banesës së tij.

Prokuroria lidhur me këtë rast ka në plan të marrë në pyetje disa persona të tjerë për të cilët dyshohet se kanë qenë të involvuar e për të cilët thuhet se janë anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

I dëmtuari në këtë rast, Vllasi thotë se është në dijeni se në sulmin ndaj tij janë të përfshirë anëtarë të partisë së Visar Ymerit.

Sipas tij, dy ditë para se të ndodhte rasti, njëri nga ta edhe i ka telefonuar pasi që e njihte dhe po i njëjti është i dyshuar.

“Unë e kam marr vesh se më së paku tre persona të Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë të involvuar dhe i kanë ndihmuar këtij personi që më ka ardhur në derë. Me njërin u thirr vet ai, tha më ka dërguar filani i cili dy ditë përpara më patë thirr në telefon sepse e njoh. Ai është i Vetëvendosjes, ndërkaq ky tjetri Sadri Ramabaja është poashtu i Vetëvendosjes, kurse emri i personit të tretë nuk e di”, ka treguar ai.

Vllasi thotë se për të njëjtit dyshohet se e kanë përpiluar listën prej rreth 20 personave e të cilët duhej të eliminoheshin.

Ai thotë se nuk e ka as idenë më të vogël se pse është planifikuar sulmi ndaj tij.

“Prokurori i kësaj lënde ka në planë me i marrë në pyetje disa persona për të cilët ka prova se kanë qenë të involvuar në këtë aktivitetet kriminal lidhur me përpilimin e listës prej 20 personave. Njëri prej tyre tashmë veç dihet që është Sadri Ramabaja, pasi që ai është lajmëru vet, është deklaru sepse e ka thirr Prokuroria. Unë ma tepër nuk di, porse këta të LVV-së nuk janë të thirrur si dëshmitarë por si të dyshuar, të involvuar”, ka shtuar Vllasi.

Ndryshe, po bëhen gati 5 muaj që kur avokati Vllasi u pati qëlluar me armë zjarri në banesën e tij dhe atentari ndaj tij ishte vetëm fillimi i realizimit të planit. /Indeksonline/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?