Avokati kosovar: Do të jem në ballë të paradës së LGBTI-së që do të mbahet në Prishtinë

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se do të jetë në ballë të paradës së komunitetit LGBTI, që do të mbahet më 10 tetor në Prishtinë. Koci, këtë ngjarje e ka quajtur “Parada e Krenarisë”, duke thënë se ky komunitet është skajshmërisht i diskriminuar në shoqërinë, shkruan Periskopi. Ai ka ftuar edhe presidentin, kryeministrin […]

Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se do të jetë në ballë të paradës së komunitetit LGBTI, që do të mbahet më 10 tetor në Prishtinë.

Koci, këtë ngjarje e ka quajtur “Parada e Krenarisë”, duke thënë se ky komunitet është skajshmërisht i diskriminuar në shoqërinë, shkruan Periskopi.

Ai ka ftuar edhe presidentin, kryeministrin e kryetarin e Kuvendit për të marrë pjesë në paradë.

Ai ka cituar edhe studimin e NDI-së, që Kosovës e rangon si vendin më homofobik në rajon. /Periskopi/

Komenti i plotë i Kocit:

Parada e krenarisë

Në emër të dashurisë është sllogani i Paradës së Krenarisë, i cili do të mbahet të martën e ardhshme ( 10 tetor), në Prishtinë.

Unë do të jem në ballë të kësaj parade, edhe pse nuk i përkas komunitetit LGBTI.

Nuk ka dilemë: ky komunitet është skajshmërisht i diskriminuar në shoqërinë tonë.

Prandaj, ftoj Presidentin, Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin e Republikës së Kosovēs që të marrin pjesë në këtë paradë, dhe të ndihmojnë në largimin e paragjykimeve që i ka shoqëria e jonë ndaj këtij komuniteti.

Në studimin e kryer nga National Democratic Institute- NDI “Hulumtimi i mendimit publik për komunitetin LGBTI në Ballkanin Perëndimor”, Kosova rangohet si vendi më homofobik në rajon.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?