Autostrada Prishtinë-Shkup, ja kur do të lëshohet segmenti deri në Kaçanik

Autostrada Prishtinë-Shkup, ja kur do të lëshohet segmenti deri në Kaçanik

Dy vitet e ardhshme do të jenë shumë të rëndësishme për infrastrukturën rrugore të Kosovës.  Gjatë ditës së sotme është përuruar segmenti i dytë i autostradës Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Kiev të Malishevës. Mirëpo, segmente  tjera  të autostradave priten të përurohen shumë shpejt, madje në këtë vit. Në një prononcim për ‘Indeksonline’, ministri i Infrastrukturës, Pal […]

Gjatë ditës së sotme është përuruar segmenti i dytë i autostradës Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Kiev të Malishevës.

Mirëpo, segmente  tjera  të autostradave priten të përurohen shumë shpejt, madje në këtë vit.

Në një prononcim për ‘Indeksonline’, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka treguar se kur do të përfundojë segmenti i parë i autostradës “Arbën Xhafer”, që lidh dy pika kyqe në Ferizaj.

I pari i këtij dikasteri thotë se ky segment është disa kilometra. Sipas tij, ka mbështetje të vazhdueshme nga kryeministri, Ramush Haradinaj që të përfundojë këtë vit.

“Jemi në rrugë të mirë që kjo autostradë të ndërtohet sipas ritmit të paraparë dhe po angazhohemi të gjithë bashkërisht me mbështetjen dhe prioritetin edhe nga ana e kryeministrit që segmenti, kyqja “Babush” – deri të kyqja “Bibaj” ( Ferizaj), 11 kilometra, të përfundojë dhe të jetë gati përafërsisht rreth fundit të dhjetorit të këtij viti”, ka thënë Lekaj.

Më tej, ai shton se dikasteri që ai e udhëheq së bashku me kompaninë Bechtel-Enka do të ju mundësojë qytetarëve të lëvizin deri në Kaçanik dhe anasjelltas.

“Ne në Ministrinë e Infrastrukturës gjithnjë në komunikim me kompaninë punekryrese, Bechtel&Enka jemi në kontakt dhe në krye të detyrës që të mundësohet që brenda këtij viti qytetarët të mund të qarkullojnë të paktën deri afër Kaçanikut dhe anasjelltas”, ka përfunduar ai.

Për përfundimin e të gjithave autostradave në vend, Lekaj ka treguar se janë paraparë me vija buxhetore me afat diku tri vite por edhe ato që mbarojnë gjatë vitit 2018 do të ketë buxhet të mjaftueshëm.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?