Autonomia në Veneto dhe Lombardi, a do të bëhet Italia e Veriut një Katalonjë e dytë?

Autonomia në Veneto dhe Lombardi, a do të bëhet Italia e Veriut një Katalonjë e dytë?

Përpjekjet për pavarësi në Katalonjë duket se kanë vënë në lëvizje një efekt domino. Tani janë edhe rajonet e Italisë veriore Veneto dhe Lombardi që kërkojnë më shumë autonomi. Veriu i pasur ndihet i zhvatur nga qeveria qendrore e Romës dhe i pyeti qytetarët se a dëshirojnë pavarësi më të madhe financiare. Në të dyja rajonet […]

Përpjekjet për pavarësi në Katalonjë duket se kanë vënë në lëvizje një efekt domino. Tani janë edhe rajonet e Italisë veriore Veneto dhe Lombardi që kërkojnë më shumë autonomi. Veriu i pasur ndihet i zhvatur nga qeveria qendrore e Romës dhe i pyeti qytetarët se a dëshirojnë pavarësi më të madhe financiare. Në të dyja rajonet mbi 90 përqind e atyre që morën pjesë në votim votuan me “po”. A do të kthehet Italia e Veriut në një Katalonjë?

Ajo që i bashkon Katalonjën, Veneton dhe Lombardinë…

Të tria rajonet janë të pasura. Në Katalonjë sigurohet rreth 20 përqind e produktit social bruto të Spanjës. Veneto dhe Lombardia përgjigjen së bashku për një të tretën e fuqisë ekonomike të Italisë.

Kërkesa për më shumë autonomi nuk është e re. Në Katalonjë ka pasur përpjekje që në shekullin e 19-të për të themeluar një shtet të vetin brenda republikës spanjolle. Gjatë diktaturës së Frankos në vitet 1939 deri 1975, u bënë përpjekje që të mbyten që në themel lëvizjet për pavarësi. Edhe në Italinë e Veriut ideja për pavarësinë nuk është e re. Ky rajon konsiderohet zona ku u krijua më 1989 Partia Lega Nord, e cila në një kohë kërkoi edhe shkëputjen e veriut të pasur nga jugu më i varfër.

Pjesëmarrja në votime lë për të dëshiruar. Në Lombardi në votimin për referendumin morën pjesë vetëm rreth 40 përqind e personave më të drejtë vote. Në Katalonjë qenë 42 përqind, megjithëse këtu zgjedhësit u penguan edhe nga veprimet masive të policisë spanjolle.

…dhe nëse dallohen

Italianët e Veriut nuk duan të themelojnë një shtet të pavarur. Pavarësia që ata duan është vetëm e natyrës ekonomike. Me metropolet e tyre të turizmit, Venecia, Verona dhe Milano Veneto dhe Lombardia janë dy prej rajoneve më të pasura të vendit. Presidentët e tyre rajonalë, Luca Zaia dhe Roberto Maroni kundërshtojnë rrethanën që janë të detyruar të dërgojnë kaq shumë para në Romë. Përmes votimit ata morën mbështetje nga populli.

Kurse katalanët duan më shumë. Pavarësinë e nënshkruar në 10 tetor, Presidenti Carles Puigdemont vërtet që e anuloi menjëherë. Por kërkesën e kryeministrit Rajoy që të heqë dorë deri në 19 tetor shprehimisht nga të gjitha tendencat për pavarësi ai nuk e respektoi.

Në Italinë e Veriut, votimet janë në përputhje me kushtetutën. “Këto dy referendume janë legjitime, në një kohë që ai në Katalonjë nuk ishte i tillë”, tha Presidenti italian i Parlamentit Evropian në një intervistë për gazetën “Il Messagero”. Kurse në Katalonjë, që para se njerëzit të jepnin votën, referendumi u ndalua nga Gjykata Kushtetuese dhe u shpall antikushtetues./DW

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?