Asociacioni i Gazetarëve reagon ndaj fjalimit të Milaim Zekës

Asociacioni i Gazetarëve reagon ndaj fjalimit të Milaim Zekës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon keqpërdorimin e foltores së Kuvendit nga deputeti i NISMA për Kosovën Milaim Zeka me rastin e akuzave ndaj mediave dhe gazetarëve. AGK konsideron se fakti pse Zeka ka imunitet kur flet në foltore, nuk ia lejon atij që të sulmojë dhe akuzojë gazetarët sa herë që ai futet […]

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon keqpërdorimin e foltores së Kuvendit nga deputeti i NISMA për Kosovën Milaim Zeka me rastin e akuzave ndaj mediave dhe gazetarëve.

AGK konsideron se fakti pse Zeka ka imunitet kur flet në foltore, nuk ia lejon atij që të sulmojë dhe akuzojë gazetarët sa herë që ai futet në Kuvend.

“Deklarimi i sotëm i deputetit Milaim Zeka, për AGK-në përbën  keqpërdorim flagrant të institucionit të Kuvendit. Zeka po e keqpërdor vazhdimisht imunitetin duke mos u kursyer në akuza dhe veprime të cilat më së paku i takojnë një deputeti”, thuhet në një deklaratë nga AGK-ja.

Sipas AGK-së institucioni i Kuvendit gjithsecilit deputet do të duhej t’i shërbente për diskutimin e temave përmbajtësore dhe jo si vend i shpërthimit në akuza të ulëta ndaj mediave dhe gazetarëve.

AGK, kërkon nga NISMA për Kosovën që të distancohet nga veprimet e deputetit Zeka në tendencë për t’i treguar opinionit publik që si parti politike mbështetë mediat e lira dhe sigurinë e gazetarëve në vend.

AGK, po ashtu dënon mosndërprerjen e fjalës së deputetit Milaim Zeka nga kryesuesi i seancës së sotme kur ky i fundit linçoi publikisht gazetarët Adriatik Kelmendi dhe Vehbi Kajtazi.

AGK kërkon nga Kryetari i Kuvendit, Kadri Vesli që në të ardhmen të mos lejohen deklarime të tilla që kanë për bazë keqpërdorimin e kuvendit si dhe të imunitetit për të linçuar mediat dhe gazetarët në vend.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?