Arsimtari dhe nxënësit tymosin ‘shisha’ në klasë

Arsimtari dhe nxënësit tymosin ‘shisha’ në klasë

Arsimtari i lëndës së teknologjisë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjergj Fishta” në Prishtinë para pak ditësh ka tymosur nargila (shisha) me nxënësit në klasë. Disa nxënës të klasës e IX-V kishin vendosur që të nxjerrin filtrin e “shishas” në orën e arsimtarit të teknologjisë. Lajmi.net mëson së për të tymosur pak nga […]

Arsimtari i lëndës së teknologjisë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjergj Fishta” në Prishtinë para pak ditësh ka tymosur nargila (shisha) me nxënësit në klasë.

Disa nxënës të klasës e IX-V kishin vendosur që të nxjerrin filtrin e “shishas” në orën e arsimtarit të teknologjisë.

Lajmi.net mëson së për të tymosur pak nga pija që është në trend nga të rinjtë, u ofrua edhe arsimtari. Për rastin mori vesh edhe drejtori i shkollës, por nxënësit po i dalin në mbrojtje arsimtarit, nuk po e qesin asnjë fjalë te drejtori, ndonëse ky nuk mori aq shumë në intervistë.

Në mbledhjen e zakonshme të prindërve, e cila u mbajte të premten e kaluar për klasën IX -V, njëri nga prindërit e ka alarmuar rastin tek kujdestari i klasës.

“Kërkojmë që të merren masa ndaj arsimtarit që tymosi më nxënës në klasë”, kishte thënë ky prind në mbledhjen e prindërve, derisa prindërit tjerë nuk ishin në dijeni për rastin, e as arsimtarja e klasës. Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, njëri nga prindërit që ishte prezentë në mbledhje, shkruan lajmi.

“Unë isha prezent atë ditë dhe prindi (një nënë) që e denoncoi rastin, kërkoi nga të tjerët që mos me tregu se kush ka fol, në mënyre qe nxënësit mos mi bo problem vajzës së saj. Më pas kam biseduar edhe më djalin tonë që e kemi në atë shkollë, një herë nuk tregoi, por më pas tha se arsimtari e ka ‘ngre’ veç një tym”, tha ky dëshmitar.

Skënder Llalloshi, drejtor në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Gjergj Fishta” thotë se kjo gjë nuk ka ndodhur në shkollën e tyre, pasi siç thotë ai ka biseduar me arsimtarin dhe ai nuk e ka pranuar.

“Kjo nuk ka ndodhur. E kamë intervistuar arsimtarin, ai ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Kjo është diskutuar edhe në mbledhje të prindërve. Kujdestarja ma ka sjellë procesverbalin,pra kamë biseduar me arsimtarin dhe kemi parë që një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Jam duke e hulumtuar ende. Kam biseduar edhe më dy tre nxënës, këtë nuk e kanë pranuar. Edhe fëmijëve nuk u besohet shumë se po ka lloj lloj fjale kështu që nuk guxojmë të lëshohemi ën situata të tilla pa pasur argumente të sakët”, tha Llalloshi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?