Arrestohet vozitësi, shikoni çka i bëri Policisë së Kosovës

Një qytetar është arrestuar sot pasdite në Gjakovë për shkak se, sipas Policisë, ai nuk i ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë. Sipas pamjeve video të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar, shihen zyrtarët policorë duke e shtrirë përtokë në mes të rrugës qytetarin dhe duke e prangosur. Zyrtarja për Informim e Policisë Rajonale të […]

Një qytetar është arrestuar sot pasdite në Gjakovë për shkak se, sipas Policisë, ai nuk i ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë.

Sipas pamjeve video të dërguara në KALLXO.com nga një qytetar, shihen zyrtarët policorë duke e shtrirë përtokë në mes të rrugës qytetarin dhe duke e prangosur.

Zyrtarja për Informim e Policisë Rajonale të Gjakovës, Lirije Podrimaj, ka treguar se rasti ka ndodhur rreth orës 14:30 përballë ndërtesës së Komunës.

Sipas zëdhënëses së Policisë, derisa patrulla policore po merrej me një parkim të parregullt (vetura kishte bllokuar veturat e tjera të parkuara përballë Kuvendit Komunal), është paraqitur vozitësi, i cili nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë.

“Duke vërejtur policët se i njëjti nuk po zbatonte urdhrat, me çka nuk kryheshin proceduarat e parapara, të njëjtin policët e kanë arrestuar”, ka thënë zëdhënësja.

Vetura është zhvendosur me kamion bartës.

Lirije Podrimaj tregoi po ashtu se derisa i dyshuari po transportohej për në stacionin policor, ai i ka fyer policët.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar.

“Rasti shkon në procedurë të rregullt dhe cilësohet si prishje e rendit dhe qetësisë publike”, tha Lirije Podrimaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?