Arrestohet reperi i njohur (Foto)

Reperi i njohur Nelly është arrestuar nën dyshimin se ka përdhunuar një grua. Lajmin e kanë bërë të ditur burime të TMZ, transmeton Indeksonline. Në bazë të informatave të para, gruaja është përdhunuar në autobusin e turneut ku po performonte në Uashington. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:45 të mëngjesit.













