“Arratiset” presidenti i shkarkuar i Katalonjës

“Arratiset” presidenti i shkarkuar i Katalonjës

Presidenti i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont, bashkë me disa këshilltarë të tij gjenden në Belgjikë. Mediat spanjolle shkruajnë se ai do të kërkojë azil politik në Bruksel. Presidenti i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 5 këshilltarë të tij kanë ndërmend të kërkojnë azil politik në Belgjikë. Kjo është bërë e ditur nga disa […]

Presidenti i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont, bashkë me disa këshilltarë të tij gjenden në Belgjikë. Mediat spanjolle shkruajnë se ai do të kërkojë azil politik në Bruksel.

Presidenti i shkarkuar i Katalonjës, Carles Puigdemont dhe 5 këshilltarë të tij kanë ndërmend të kërkojnë azil politik në Belgjikë. Kjo është bërë e ditur nga disa media spanjolle.

Mësohet se Puigdemont udhëtoi të hënën për në Bruksel për tu takuar me një grupim politik nacionalist. Vizita e ish-kreut të rajonit autonom nuk është bërë pa shkak, pasi të dielën Ministri belg i emigracionit, Teo Franken la të hapur mundësinë e ofrimit të azilit politik për Puigdemont.

Partia e këtij zyrtari bën pjesë në koalicionin qeverisës. Gjatë mbrëmjes të së dielës, kryeministri belg Charles Michel ndërhyri duke hedhur poshtë deklaratën e ministrit të tij pasi kjo e fundit shkaktoi irritimin e Madridit.

Qeveria spanjolle e Mariano Rajoj ka bërë me dije se nuk është e shqetësuar për udhëtimin e Puigdemont në Belgjikë. Gazeta “La Vanguardia” duke cituar burime nga ministria e brendshme e Spanjës shkruan se ajo që kishte më shumë rëndësi këtë të hënë ishte mos paraqitja e liderit të shkarkuar në Pallatin Presidencial të Katalonjës.

Në këtë mënyrë, udhëtimi për në Bruksel u ka shërbyer të dy palëve. Nga njëra anë Madridi që i druhej ndonjë zhvillimi të padëshiruar jashtë parlamentit të rajonin autonom; nga ana tjetër ka përfituar dhe Puigdemont, për të cilin prokurori i përgjithshëm i Spanjës kërkoi inkriminimin për rebelim, prishje të rendit kushtetues dhe përvetësim fondesh shtetërore.

Presidenti i shkarkuar i Katalonjës i frikësohej një arrestimi të mundshëm nga autoritetet spanjolle. Për këtë duket se ka përfituar nga situata dhe po përgatit terrenin për të paraqitur një kërkesë për azil politik në Belgjikë. Madje që tashmë disa deputetët të parlamentit të Katalonjës kanë filluar ta konsiderojnë Puigdemont si “President në ekzil”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?