Armina Mevlani me bikini zbulon anën erotike: “Ja 50 hijet e mia”

Armina Mevlani me bikini zbulon anën erotike: “Ja 50 hijet e mia”

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, këtë vjeshtë ka publikuar një set fotosh me bikini, duke i etiketuar si më të preferuarat e saj. Me rroba banje në ngjyrën bordo, e ulur mbi rërë në breg të detit, Armina është krahasuar nga miqtë me aktorën ikonë të bukurisë italiane, Sophia Loren Pikërisht këtë foto ajo e […]

Blogerja e njohur, Armina Mevlani, këtë vjeshtë ka publikuar një set fotosh me bikini, duke i etiketuar si më të preferuarat e saj. Me rroba banje në ngjyrën bordo, e ulur mbi rërë në breg të detit, Armina është krahasuar nga miqtë me aktorën ikonë të bukurisë italiane, Sophia Loren

Pikërisht këtë foto ajo e shoqëron me diçiturën “50 shades of mine”, një shprehje kjo që nënkupton shumë, duke u nisur nga filmi erotik “50 hijet e Greit”. Kjo nuk është fotoja e vetme me bikini, që prezantuesja dhe blogerja e modës ka ndarë me ndjekësit në Instagram, pak ditë më parë. Në dy fotot e tjera, ajo pozon me bikini të frymëzuara nga ikonat e viteve ’50, si Marylin Monroe e të tjera artiste të famshme.

Edhe Armina, ashtu si ato, shfaqet gjithnjë perfekte, me lëkurë të shkëlqyeshme dhe buzë të kuqe në fotot e plazhit këtë vjeshtë. Partnerja ish-miss e Shkëlzen Berishës, pas karrierës si prezantuese e spektakleve televizive, tashmë i është përkushtuar modës në mënyrë profesionale, pasi duket se është pasioni më i madh që ka. Jeta e saj është e mbushur me udhëtime, ndërkohë që ka fatin të ndjekë nga afër javët e modës në botë.

Fashionistja Mevlani vitin e kaluar pozoi për herë të parë për një revistë prestigjioze ndërkombëtare, siç është “Velvet” në versionin italian. Ish-Miss Albania ndau me ndjekësit në Instagram momente nga realizimi i këtij seti mbresëlënës me fotografin Eugenio Qose, përmes një videoje të shkurtër, ku binte në sy luksi i veshjeve dhe grimit profesional. Sa i takon jetës private, duket se lidhja e saj katërvjeçare me Shkëlzenin është forcuar mjaft, pasi ata tashmë bashkëjetojnë dhe bëjnë plane bashkë.

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya