Armina flet për raportin me Liri Berishën, ja çfarë tipi vjehrre është ajo

Armina flet për raportin me Liri Berishën, ja çfarë tipi vjehrre është ajo

Lidhja e gjatë me partnerin e saj Shkëlzen Berisha, prej kohësh është stabilizuar, edhe pse çifti akoma nuk kanë në plan një ceremoni zyrtare martese. Armina dhe Shkëlzeni janë të lumtur bashkë, respektojnë punët dhe hapësirat e njëri-tjetrit, bashkëjetojnë dhe ndihen me fat për dashurinë e tyre. Megjithëse është vënë shpesh në fokus të mediave […]

Lidhja e gjatë me partnerin e saj Shkëlzen Berisha, prej kohësh është stabilizuar, edhe pse çifti akoma nuk kanë në plan një ceremoni zyrtare martese. Armina dhe Shkëlzeni janë të lumtur bashkë, respektojnë punët dhe hapësirat e njëri-tjetrit, bashkëjetojnë dhe ndihen me fat për dashurinë e tyre.

Megjithëse është vënë shpesh në fokus të mediave rozë për raportin me familjen Berisha, Armina duket se tashmë është mësuar me reagimet, komentet dhe ndonjëherë edhe sulmet virtuale për raportin e saj me djalin e ish-Kryeministrit Berisha. Siç e ka deklaruar edhe vetë shpesh në media, marrëdhënia me familjen Berisha ka qenë gjithmonë mjaft korrekte. Ish-kryeministri, por edhe zonja e tij janë treguar përherë miqësorë me Arminën dhe kjo mjafton që edhe blogerja të gëzojë të njëjtin respekt për ta.

Ndoshta nuk është gjithmonë e domosdoshme të jesh shoqe me vjehrrën, por në rastin e Arminës, kjo ka qenë kureshtja më e madhe e të gjithëve: a është (apo mund të jetë) shoqe me vjehrrën e saj, Liri Berisha?

Ato të dyja mund të mos dalin për shopping, por Armina, në çdo dalje të saj publike, et me shumë dashuri për këtë raport. Të njëjtën gjë që ka bërë edhe sot…

E ftuar në “Rudina” në Tv Klan, për të rrëfyer më shumë për udhëtimin e fundit në Fashion Week në Milano dhe Paris, Armina nuk u shpëtoi edhe pyetjeve nga jeta private. Pak kohë më parë, në portale qarkulloi me shpejtësi një foto sele e Arminës me Liri Berishën. Nuse e vjehrrë i kanë buzëqeshur aparatit dhe kaq ka mjaftuar që titujt për një marrëdhënie të dashur mes tyre të bënin xhiron e rrjetit.

Megjithatë, Armina gjithmonë është korrekte kur pyetet për këtë raport: “Unë e kam shumë, shumë për zemër. Ajo është një zonjë që më mirëkupton. Sepse jo të gjithë prindërit mund ta bëjnë këtë. Në llimet e mia, edhe prindërit e mi mund të kishin rezerva për punën time, por ajo më mbështet gjithmonë, e vlerëson për punën që bëj”, – thotë Armina për zonjën Berisha

Duke qenë se e ëma e Shkëlzenit e kupton dhe e mirëkupton punën që bën nusja e djalit, e ka më të thjeshtë edhe të vendosë një marrëdhënie të mirë me të, ndaj edhe për Arminën, ajo është kthyer në një mikeshë të mirë: “E ndjej edhe si mikeshë, është një gjë shumë speciale për mua”, – thotë blogerja e njohur.

Nëse nuk kemi parë shumë foto bashkë nuse vjehrrë, nuk ka shumë rëndësi. Ato më të bukurat dhe profesionalet, Armina i ka të lara dhe i mban në këndet e shtëpisë dhe të zyrës së saj. Është e lumtur që në çastet e ditëve të lodhshme të hedhë sytë mbi fotot më të bukura dhe të kujtohet sesa me fat është që ka aq shumë njerëz që e duan dhe i do./Class/

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya