Ardian Gjini është i hapur që të bëjë marrëveshje me këto parti

Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini është duke pritur mbështetjen e subjekteve politike që garuan në zgjedhjet e së dielës në mënyrë që të sigurojë votat e mjaftueshme për të udhëhequr me këtë komunë. Gjini ka thënë se do të takohet me të gjithë kandidatët e që ishin pjesë e garës zgjedhore […]
Gjini ka thënë se do të takohet me të gjithë kandidatët e që ishin pjesë e garës zgjedhore për të karkuar mbështetje nga ana e tyre.
“Unë do të kërkojë takim me të gjitha partitë politike që nuk kanë kaluar dhe do të kërkojë mbështetje nga ana e tyre në balotazh. Do të bashkëpunojë ngusht me të gjithë asambelistët, këtë mesazh do të ua përcjelli shpejt edhe kandidatëve për kreytar”, ka deklaruar ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së.
Pas tij, edhe kandidatja e Alternativës Mimoza Kusari Lila e cila ka shkuar në balotazh me Gjinin, thotë se është e hapur për bashkëpunim me të gjithë.
Komunat që kanë shkuar në balotazh do të mbajën zgjedhjet lokale me 19 nentor.












