Arbër Vllahiu nisë takimet, tregon me kë do të bëjë koalicion në Prishtinë

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AAK-së, Arbër Vllahiu ka thënë se ka pasur takime me të dy subjektet politike LVV-n, dhe LDK-n, por, sipas tij ende ska ndonjë marrëveshje konkrete me ndonjërin nga subjektet në fjalë. “Unë jam i autorizuar për të bërë koalicione me dy subjektet politike qe janë në garë […]
“Unë jam i autorizuar për të bërë koalicione me dy subjektet politike qe janë në garë për Prishtinën, ka pasur takime, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje, takime ne vazhdojmë të kemi me të dyja palët”, tha Vllahiu.
“Tash për tash jemi ne fazën e bisedimeve dhe nuk ka ndonjë gjë konkrete, tani për tani jemi në biseda me të dy partitë politike në Prishtinë”, tha ai.












