Arbana Xharra shpërthen me fyerje ndaj Veton Surroit: Egoist i sëmurë, fashist, racist, primitiv (Foto)

Arbana Xharra shpërthen me fyerje ndaj Veton Surroit: Egoist i sëmurë, fashist, racist, primitiv (Foto)

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra ka reaguar ndaj publicistit Veton Surroi, i cili ironikisht në Facebook ka propozuar që Opera dhe Teatri të ngriten në Skenderaj, pas debatit se ku të vendoset Stadiumi i Kryeqytetit. “…dhe Teatri e Opera në Skenderaj”, ka shkruar Surroi në Facebook. Xharra ka reguar ashpër ndaj Surroi, duke quajtur ironinë […]

Anëtarja e PDK-së, Arbana Xharra ka reaguar ndaj publicistit Veton Surroi, i cili ironikisht në Facebook ka propozuar që Opera dhe Teatri të ngriten në Skenderaj, pas debatit se ku të vendoset Stadiumi i Kryeqytetit.

“…dhe Teatri e Opera në Skenderaj”, ka shkruar Surroi në Facebook.

Xharra ka reguar ashpër ndaj Surroi, duke quajtur ironinë e tij “mendësi me nuanca të shprehura të fashizmit të një ‘qytetari’ racist e primitiv”.

Sipas Xharrës, Surroi ka mllef ndaj Drenicës, duke thënë se Surroi nuk është i vetmi djalë i ambasadorit që e flet anglishten 18 vjet pas luftës.

“Veton Surroi paska ironizuar me stadiumin olimpik në Drenas, duke thënë se tash “teatri e opera në Skenderaj”. Mendësi me nuanca të shprehura të fashizmit, të një “qytetari” racist e primitiv. Më tepër se irritim, në qëndrimet e tij ndaj Drenicës, ka mllef. Kanë kaluar 18 vjet që nga mbarimi i luftës Veton dhe nuk je i vetmi djalë i ambasadorit që e flet anglishten. Tash të ka mbetur vetëm të shkruash statuse, sepse edhe “katundarët” kanë ecur përpara – madje edhe në opera po shkojnë. Je shuar për së gjalli dhe nuk je gjë tjetër, përveçse një “aristokrat” i harruar me ego të sëmur!”, ka shkruar Xharra në reagimin e saj.

Surroi nuk i është përgjigjur Xharrës në mënyrë të drejtpërdrejt, por ai ka reaguar sërish në Facebook.

“Dakord, e kuptova. Nëse Stadiumi olimpik duhet të ndërtohet në Drenas është e logjikshme që dhe Teatri dhe Opera të ndërtohen në Skenderaj. Dilema rreth këtyre përcaktimeve mund të jetë vetëm e armiqve të popullit”, ka shkruar sërish Surroi. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?