Anëtari i LDK-së i kujton diçka shumë të rëndësishme Ramush Haradinajt

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj ka reaguar ndaj përgjigjes së dhënë mbrëmë të Kryeministrit Ramush Haradinaj në lidhje me formimin e asociacioni i komunave me shumicë serbe. Gecaj ia ka bërë me dije Haradinajt se sa ishte në opozitë thoshte se Kosova është e vogël nuk ka vend për asociacion, ndërsa mbrëmë […]
Gecaj ia ka bërë me dije Haradinajt se sa ishte në opozitë thoshte se Kosova është e vogël nuk ka vend për asociacion, ndërsa mbrëmë tha se në bazë të kushtetutës është pranuar të krijohet asociacioni.
Postimi i plotë i Gecajt:
“KU E LAMË E KU NA MBETI”…parulla poshtë “zajednica”?
Haradinaj mbrëmë në “New Bugajski Hour”: “…Në bazë të kushtetutës është pranuar të krijohet asociacioni, duhet të vazhdojmë me hapat tutje”!
Ramush Haradianj (Insjaderi, 17/05/2017): “Kosova është e vogël nuk ka vend për asociacion, kufiri i Kosovës është në Çakorr, në Kosovë nuk ka vend për jug e për veri, në Kosovë nuk do të ketë vend për Serbinë.”












