Anëtarësimi i Kosovës në UNESKO, Dimitrov: Do t’i marrim parasysh…

Anëtarësimi i Kosovës në UNESKO, Dimitrov: Do t’i marrim parasysh…

Vendimin në lidhje me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESKO, Maqedonia do ta sjell në bazë të interesit të Kosovës, të Serbisë, por edhe në pajtim të interesave personale, që i përfshin edhe interesat e pjesëtarëve të komunitetit shqiptar. Këtë e porositi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për […]

Këtë e porositi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në konferencën e përbashkët për shtyp sot në Shkup me kolegun e tij të Kosovës, Behgjet Pacolli.

“Maqedonia këtë çështje e trajton me vëmendje të jashtëzakonshme, sepse bëhet fjalë për çështje që i ndan dy fqinjët tanë, të cilët duam të jenë në anën e njëjtë. Ne nuk do të kemi rol kyç në atë proces dhe pasi do të vijë në rend dite do t’i kemi parasysh interesin e miqve tanë nga Kosova, interesin e miqve tanë nga Serbia dhe do të sjellim vendim në pajtim me interesat e Republikës së Maqedonisë, që i përfshijnë edhe interesat e bashkëqytetarëve tanë, të cilët janë pjesëtarë të komunitetit shqiptar”, theksoi Dimitrov.

Ai përmendi se të gjitha shtetet e Ballkanit duhet sa më shpejt ta pranojnë perspektivën se nuk ka anë, madje edhe për çështjet më delikate, sepse siç tha “të gjithë së bashku një ditë do të gjendemi në të njëjtën anë”.

Pacolli nga ana e tij theksoi se anëtarësimi i Maqedonisë në organizatat ndërkombëtare, e rrit edhe cilësinë e jetës së qytetarëve në Kosovë dhe përmendi se ky proces shkon edhe në drejtim të anasjelltë.

“E mbështesim Maqedoninë dhe e presim mbështetjen e saj. Ne jemi dy vende fqinje dhe fqinji nuk zgjidhet. Fati ynë është të bashkëpunojmë”, shtoi ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Autoritetet prishtinase në fillim të muajit kumtuan se kanë hequr dorë nga kërkesa për anëtarësim në Interpol dhe UNESKO-s.

MPJ e Kosovës kumtoi se “anulimi pragmatik” i kërkesës është bërë në pajtim me SHBA-në, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Italinë.

Qeveria e Kosovës para do kohe paralajmëroi se punon në anëtarësimin në Interpol vitin e ardhshëm dhe në UNESKO në vitin 2019.

Dy ministrat në takimin e sotëm në Shkup kanë arritur marrëveshje që të mbajnë seanca të përbashkëta qeveritare, me ç’rast e para është caktuar për në fillim të vitit të ardhshëm.

Kosova dhe Maqedonia, siç përmendi Dimitrov kanë kornizë solide juridike, të bazuar në 19 marrëveshje dypalëshe dhe shumë nisma për përmirësimin e bashkëpunimit.

Pacolli theksoi se në takim është biseduar për mundësitë për ndërlidhje infrastrukturore, mënjanim të barrierave në transport dhe tregti, rritje të vëllimit të shkëmbimit të mallrave dhe shërbimeve.

Shefi i diplomacisë kosovare përmendi se është biseduar edhe për mundësinë për zonë të lirë ekonomike, si dhe për mundësinë që doganimi të bëhet vetëm në një vend.

Maqedonia dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënie diplomatike në vitin 2009. Kosova është vendi i 127-të me të cilën Republika e Maqedonisë ka vendosur marrëdhënie diplomatike nën emrin kushtetues.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?