Amerika pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd, pajtohet edhe Serbia

Presidenti Hashim Thaçi kishte thënë se në procesin e ri të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të përfshihet direkt edhe SHBA’ja. Këtë Thaçi e kishte kërkuar, duke kritikuar BE’në për një lloj ‘anemie’ për ta çuar tutje procesin e dialogut, i cili në vitin e ardhshëm pritet të përmbyllet me gjetjen e […]
Me përfshirjen e Amerikës në këtë dialog duket se është pajtuar edhe Beogradi zyrtar, pasi kanë filluar që të deklarohen publikisht pro kësaj ideje, bile duke thënë se kjo është edhe në të mirën e Serbisë, shkruan gazetametro.net.
Këtë e mbështesin duke thënë se pjesëmarrja e Amerikës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, nuk do të jetë i keq për Serbinë, sepse SHBA mund të bën presion që të plotësohen të gjitha obligimet nga Marrëveshja e Brukselit, sidomos për atë që ka të bëjë me themelimin e Bashkësisë së Komunave Serbe.
Telegrafi serb shkruan se pala kosovare po këmbëngul se nuk do të fillohet me procesin e ri të dialogut pa qenë prezent në tryezë edhe Amerika.
Ndërsa kryeministri Haradinaj ka paralajmëruar se është duke punuar mbi një platformë të re të bisedimeve, e cila është duke u formuar me ndihmë e Amerikës.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se për çfarëdo ndryshimi të formatit dialogues, duhet të kërkojnë edhe reagimin dhe pëlqimin e Serbisë, ndërsa për këtë pala serbe momentalisht nuk sheh asgjë negative.
Drejtori i Qendrës për Rajonalizim, Aleksandar Popov, ka thënë që pikërisht Amerika ka qenë ajo që ka arritur ta ndal formimin e forcave të armatosura në Kosovë, kështu që sipas tij, pjesëmarrja e Amerikës në këtë dialog nuk paraqet ndonjë problem të madh.
“Po hyjmë në fund të dialogut dhe padyshim që përfaqësuesve të Prishtinës dhe Beogradit do të ju jepen afat në të cilat ky proces duhet të përfundojë. Megjithatë, është e qartë se kjo është gjithashtu e rëndësishme me zbatimin e marrëveshjes së Brukselit. Sidomos në pjesën që ka të bëjë me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe”, tha Popov dhe vuri në dukje se qëllimi për të nënshkruar dokumentin deri në fund të vitit të ardhshëm ishte që të ushtronin presion mbi gjithçka që ishte nënshkruar nga Marrëveshja e Brukselit të realizohej në afat të shkurtër dhe të përmbushur.
Ai tha se Brukseli nuk është edhe aq efektiv në presionin ndaj Prishtinës për të zbatuar gjithçka që është miratuar deri më tani nga marrëveshja e Brukselit dhe ka treguar se “Amerika ka shumë ndikim mbi Kosovën”.
“Kosova e sheh Amerikën si një mbrojtës… Amerika din gjithashtu të kthehet në anën tjetër dhe nuk do të pret që kaq gjatë të mos realizohet ajo për të cilën kanë rënë dakord në Bruksel. Roli i Amerikës mund të shihet në kontekst pozitiv, sepse mund të ushtroj një presion mbi Prishtinën për të pranuar të gjitha detyrat”, ka thënë Popov.
Edhe një tjetër analist politik ka folur mbi pjesëmarrjen e Amerikës në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, dhe për atë se a mendon që dialogu do të shtyhet deri në vjeshtën tjetër.
Pjesëmarrja direkte Amerikës në dialog, për të nuk paraqet ndonjë rrezik. Më e rrezikshme sipas tij është ajo se a palët të gatshme apo jo. “Personalisht nuk besoj në ekipin ku është edhe Marko Duric dhe të tjerë si ai, sepse rezultati i deritanishëm i tyri është i qartë. Që nga viti 2015, Vucici dhe Dacic kanë udhëhequr vetëm një lloj të politikës e cila me njëfarë mënyre ka bllokuar marrëveshjen, për të cilën formalisht është përgjegjëse dhe pas të cilës qëndron qeveria Të njëjtën gjë e bënë edhe Prishtina, mirëpo ajo po arrin të gdhendë diçka, ndërsa Beogradi jo”, ka theksuar Dusan Janjic.
Ai mendon që nuk është që e mirë e Beogradit kur “bisedojnë vetëm me Listën Serbe”.
“Është e qartë se Beogradi ka toleruar hapësirën e bashkëpunimit me serbët dhe se gjithçka është sjellë në listën serbe. Pra, ajo përfshinë shumicën e “aktorëve politikë” serbë dhe kjo është një rrezik i madh”, paralajmëron Janjic.
Përderisa në Beograd nuk ka konsensus për dialogun e brendshëm në Serbi, Janjic thotë se Vucic do të ketë nevojë për ndihmë nga ana e Prishtinës, duke shtuar se ajo ka një qëllim të qartë dhe të përbashkët për të arritur – për të arritur pavarësinë e plotë të Kosovës.
“Për Beogradin kjo është e rëndë, sepse nuk mund të ketë një motiv të saktë siç e ka Kosova. Beogradi duhet të definojë një strategji për uljen e shpenzimeve dhe për mosnjohjen e pavarësisë, e cila vetë është çështje shumë e komplikuar, e sidomos kur nuk ka liri mediatike dhe konsensus në parlament. Kam frikë që nuk ka konsensus as në qeveri, por të presim dhe të shohim. Është rënde për Vucicin të qeverisë pa përkrahje aktive, edhe atë në planin e brendshëm”.
Haradinaj gjithashtu ka thënë se Prishtina nuk do ta vazhdoj dialogun në rast që Amerika nuk është pjesë e asaj tryezë.
Për pjesëmarrjen e Amerikës në dialog ka folur edhe presidenti Thaçi, i cili ka thënë se nga zëvendëspresidenti Mike Pence ka marrë pohim se kjo në të vërtetë do të ndodhë.












