Ambasadori shqiptar në Spanjë: Katalonja s’është Kosovë (Video)

Ambasadori shqiptar në Spanjë: Katalonja s’është Kosovë (Video)

Ambasadori i Shqipërisë në Madrid po ndjek me vëmendje zhvillimet pas shpalljes së pavarësisë së Katalonjës. Ridi Kurtezi tregon për Top Channel orët e tensionuara në Spanjë dhe se qeveria e Rahoit po rimerr kontrollin në rajonin rebel. “Duke filluar nga dita e nesërme pushteti politik në komunitetin katalan, kalon në kompetencat e zv.Kryeministres Santa […]

“Duke filluar nga dita e nesërme pushteti politik në komunitetin katalan, kalon në kompetencat e zv.Kryeministres Santa Maria. Me një urdhër të veçantë të ministri të Brendshëm, forcave të sigurisë do tu kërkohet të mos respektojnë me zinxhirin e komandimit lokal por të zbatojnë vetëm urdhrat e Guardia Civil, që është forca nacionale spanjolle. Pritet që Gjykata Kushtetuese spanjolle të fillojë një proces penal ndaj elitës politike katalane dhe kryesisht për presidentin dhe kryetarin e Parlamentit”, tha Kurtezi.Sipas ambasadorit Kurtezi, aktualisht situata në Katalonjë është e qetë. Qetësi kjo që do të zgjasë derisa nuk krijohen tensione mes protestuesve dhe forcave të sigurisë. Duke u ndalur tek siguria, masa të rrepta janë marr për ndeshjen e së dielës, Giron –Real Madridit.“Janë marr masa sigurie shumë të rrepta për këtë ndeshje pasi Girona është djepi i separatizmit të Katalonjes. Aty është vendi ku janë përqendruar forcat politike kryesore të cilat kanë elementin kryesor për shkëputjen nga Madridi”, thotë ai.

Por cili është qëndrimi i Shqipërisë mbi pavarësinë e Katalonjës?

“Partnerët europian kanë qënë eksplicite në deklaratat e tyre, po ashtu dhe DASH, duke mbështetur qeverinë qendrore, sovranitetin dhe integritetin territorial dhe duke shprehur dëshirën për respektimin e Kushtetutës, sundimit të ligjit. Edhe qëndrimi jonë shkon në këto parametra.

Ambasadori i Shqipërisë në Madrid, komenton dhe deklaratat të cilat e lidhin Katalonjën me Kosovën.

“Shpallja e Pavarësisë së Kosovës erdhi nga kërcënimi i paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe gjithë rajonin, ndërsa në rastin e Katalonjës, ajo është një nga krahinat më të zhvilluar spanjolle. Mendoj që nuk ka fare krahasim midis këtyre dy dosjeve”, thotë Kurtezi për Top Channel.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?