Ambasadori serb në UNESCO tallet me Kosovën: Menduat se do të vini këtu si n’kinema

Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq ka thënë se tërheqja e Kosovës nga aplikimi për anëntarësim në këtë organizatë nuk është e papritur por se është një sukses diplomatik i Serbisë. “Është e vërtetë se vendimi është bazuar në një vlerësim pragmatik, por pragmatizmi i referohet faktit se nuk do të merrnin vota të mjaftueshme”, […]
“Është e vërtetë se vendimi është bazuar në një vlerësim pragmatik, por pragmatizmi i referohet faktit se nuk do të merrnin vota të mjaftueshme”, në këtë formë ai për gazetën serbe “Veçernje Novosti” e ka komentuar mosaplikimin e Prishtinës në organizatën në fjalë.
“Fakti është, megjithatë, se kërkesa nuk është bërë. Në qarqet diplomatike në UNESCO, pavarësisht nëse bëhet fjalë për vendet që e kanë njohur shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës, nuk është pranuar me simpati synimi i papritur i dështimit lidhur me anëtarësimin në Interpol duke e kompensuar me nguti me fitore në UNESCO, sepse kjo është një organizatë serioze ndërkombëtare, “tha Tanaskoviq.
Prandaj, në këtë kuptim, shton ai, mund të dëgjohen komentet se “anëtarësimi në UNESCO nuk është i njëjtë si të blesh një biletë dhe të shkosh në kinema”, transmeton Klan Kosova
Kosova duhet të pres deri në vitin 2019 për të aplikuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë pasi Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate mblidhet një herë në dy vjet.












