Ambasada gjermane lajm të keq për shqiptarët që duan viza

Ambasada gjermane lajm të keq për shqiptarët që duan viza

Ambasada gjermane ka marrë një vendim të ri lidhur me kohën e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për termin deri në paraqitjen fizike për vizë. Lajmin ka bërë të ditur vet ambasada, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare. Në njoftim thuhet se personat të cilët janë të interesuar për të bërë termin në […]

Ambasada gjermane ka marrë një vendim të ri lidhur me kohën e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për termin deri në paraqitjen fizike për vizë. Lajmin ka bërë të ditur vet ambasada, përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare.

Në njoftim thuhet se personat të cilët janë të interesuar për të bërë termin në ambasadë për fillim të punësimit duhet të presin minimum gjashtë muaj. Para këtij vendimi koha e pritjes ka qenë maksimum 4 muaj, teksa tash minimumi 6 muaj.

“Koha e pritjes nga parashtrimi i kërkesës për termin deri në paraqitjen faktike së kërkesës për vizë aktualisht është më shumë se gjashtë muaj. I lusim parashtruesit e kërkesave për këtë kategori vizash që brenda planifikimeve të marrin parasysh këtë gjendje”, thuhet në komunikatën e tyre.

Ndër të tjera aty përmendet edhe aplikimi i tarifave të reja nga muaji i kaluar, raporton Insajderi.

“Nga data 1 Shtator tarifa për një vizë nacionale do të jetë 75 Euro, ndërsa për personat nën moshën 18 vjeçare 38 Euro”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Në njoftim thuhet që janë detyruar ta mbyllin listën e pritjes për kategorinë e vizave për punësim sezonal për këtë vit. Arsyeja ka të bëjë me numrin e të interesuarve për këtë kategori që është jashtëzakonisht i madh. Ambasada ka shprehur keqardhje për gjithë të interesuarit për punësim sezonal në gjermani.

“Kërkesat për caktimin e një termini për viza për punësim sezonal tejkalojnë jashtë mase kontingjentin e terminëve. Prandaj ambasada është e detyruar ta mbyllë listën e pritjes për këtë kategori  të vizave për këtë vit. Shprehim keqardhje që jo të gjithë të interesuarit për punësim sezonal në gjermani do të kenë mundësinë të parashtrojnë një kërkesë për vizë”.

Ata bëjnë publik edhe orarin e ri të konsultimeve telefonike i cili fillon nga muaji prill. Përmes të cilit të  interesuarit mund të telefonojnë nga ora 13:00 deri në orën 16:00.

Sipas tyre pyetjet rreth statusit të procedurave për viza mund të bëhen nëpërmjet formularit kontaktues vetëm nëse të interesuarit kanë parashtruar një kërkese për vizë-Shengen dhe janë dukë pritur përgjigje prej 15, apo më shumë ditëve.

Ndërsa ata të cilët bëjnë kërkesë për vizë nacionale duhet pritur përgjigjen prej 3, apo më shumë muajve. Pra, aplikuesit lutën të pritën deri sa të kalojnë afatet e lartcekura.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?