Ali Ahmeti uron Bekim Jasharin

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar kandidatin e pavarur të Skenderajit, Bekim Jasharin për fitoren në zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Kosovë. Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur i bindur në përkushtimin e Jasharit për të mirën e gjithë Kosovës. Postimi i plotë i Ahmetit: I dashur Bekim, Fitorja yte […]
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar kandidatin e pavarur të Skenderajit, Bekim Jasharin për fitoren në zgjedhjet lokale të mbajtura dje në Kosovë.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur i bindur në përkushtimin e Jasharit për të mirën e gjithë Kosovës.
Postimi i plotë i Ahmetit:
I dashur Bekim,
Fitorja yte e djeshme për të parin e Skenderajt më gëzoi shumë dhe desha të të uroj së pari shumë shëndet, e më pas edhe suksese në kryerjen e punës me përgjegjësi.
Jam plotësisht i bindur në përkushtimin tënd të plotë për të mirën e përbashkët të të gjithë qytetarëve jo vetëm të Skenderajt, por edhe gjithë Kosovës.












