Albin Kurti: Vetëvendosje do të reflektoj

Albin Kurti: Vetëvendosje do të reflektoj

Deputeti më aktiv në fushatën e Vetëvendosjes, Albin Kurti, rezultatin e djeshëm të zgjedhjeve lokale e ka cilësuar si të papritur për Vetëvendosjen, përkundër dyfishimit të rezultatit krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013. Kurti thotë se këto rezultate të VV-së do të trajtohen me vetëkritikë dhe se do të reflektohet mbi strategjitë e veprimit, shkruan […]

Deputeti më aktiv në fushatën e Vetëvendosjes, Albin Kurti, rezultatin e djeshëm të zgjedhjeve lokale e ka cilësuar si të papritur për Vetëvendosjen, përkundër dyfishimit të rezultatit krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013.

Kurti thotë se këto rezultate të VV-së do të trajtohen me vetëkritikë dhe se do të reflektohet mbi strategjitë e veprimit, shkruan Periskopi.

Ai ka uruar edhe gjashtë kandidatët e Vetëvendosjes që tashmë kanë siguruar balotazhin.

Komenti i plotë i Kurtit:

Të nderuar mbështetës e simpatizues, të dashur aktivistë të Lëvizjes.

Rezultati i zgjedhjeve lokale 2017 ishte gati dyfishim i atij të zgjedhjeve lokale katër vite më parë. Më 3 nëntor 2013 hymë në balotazh vetëm në kryeqytet dhe asokohe si të dytët. Me 22 tetor 2017, përveç në kryeqytet ku prin Shpendi, jemi në balotazh edhe në pesë e ndoshta edhe gjashtë komuna të tjera.

Megjithatë, ky rezultat nuk ishte ai që shpresonim dhe as ai që prisnim. Sigurisht kjo duhet trajtuar edhe me vetëkritikë. Këto ditë duhet të jenë edhe ditë analize konkrete sipas komunave dhe ditë reflektimi mbi strategjitë e veprimet: cilat janë dobësitë e organizatës sonë dhe si mund t’i rregullojmë ato; cilat janë mangësitë e ligjërimit tonë dhe si mund t’i plotësojmë ato.

Më lejoni t’i përgëzoj me gjithë zemër Basri Kodrën, Qëndron Kastratin, Ajet Poterën, Sami Kurteshin, Mytaher Haskukën dhe Shpend Ahmetin për balotazhin, e uroj që edhe Besim Muzaqi të mbërrijë në balotazh.

Këto komuna janë gjysma e Kosovës. Të punojmë me gjithë kapacitetin tonë që këto komuna të ecin përpara në rrugën e zhvillimit dhe të bëhen model për gjithë Kosovën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?