Alarmante: Ja sa persona vdiqën për nëntë muaj nga aksidentet rrugore

Alarmante: Ja sa persona vdiqën për nëntë muaj nga aksidentet rrugore

  Numri i aksidenteve me fatalitet kohëve të fundit është rrittur në krahasim me vitin e kaluar. Nga statistikat e policisë së Kosovës shohim se për nëntë muaj, prej periudhës janar deri shtator 2017 në trafik kanë humbur jetën 95 persona. Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i këtyre të vdekurve ka […]

 

Numri i aksidenteve me fatalitet kohëve të fundit është rrittur në krahasim me vitin e kaluar. Nga statistikat e policisë së Kosovës shohim se për nëntë muaj, prej periudhës janar deri shtator 2017 në trafik kanë humbur jetën 95 persona.

Ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar numri i këtyre të vdekurve ka qenë 81 persona.

Ku për këto viktima dominojnë të jenë shoferët, këmbësorët dhe pasagjerët.

Aksidentet me lëndime po ashtu janë në ngritje, kurse kanë pësuar rënie aksidentet me dëme materiale. Ndërkaq, çdo ditë shqiptohen qindra tiketa trafiku për shoferët që nuk i përmbahen rregullave të komunikacionit.

“Duke analizuar aksidentet fatale të ndodhura gjatë periudhës kohore janar – shtator  2017 kemi konstatuar se nga tetëdhjetekatër (84) aksidente fatale, jetën e kanë humbur nëntëdhjetepesë  (95) persona”, thuhet në një përgjigje elektronike nga Zyra për Informim e Policisë.

Nga 95 personat që kanë humbur jetën në aksidente të trafikut rrugor në periudhën kohore janar – shtator 2017, 40 qenë shoferë, 30 kanë qenë këmbësorë, si dhe 25 kanë qenë pasagjerë.

“Nga dyzet (40) shoferë të vdekur katër (4) prej tyre kanë qenë motoristë, tre (3) kanë qenë çiklistë si dhe dy (2) traktoristë”, thuhet tutje në statistikat e policisë.

Rajoni i Prishtinës prin për nga numri i aksidenteve me fatalitet, pasojnë ai i Ferizajt dhe i Pejës.

Aksidentet kanë ndodhur në rrugë magjistrale, rajonale, rrugë të qytetit, rrugë lokale, në autostradë etj.

Policia vazhdimisht bën apel për kujdes në komunikacion, ndërsa së fundi janë zhvilluar edhe fushata vetëdijësuese për të kontribuar në uljen e numrit të aksidenteve.

Më poshtë mund ta shihni tabelën krahasuese të aksidenteve gjatë periudhës janar-shtator për vitet 2016-2017./Express/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?