Aksident i rëndë trafiku në magjistralen Pejë-Prishtinë

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në magjistralen Pejë Prishtinë ku janë lënduar rëndë tre persona. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00, saktësisht në tatëpjetën e Dollcit, pesë kilometra larg Klinës. Nga fotot shihet se në aksident janë përfshirë dy automjete.














