Aksident i rëndë në Itali, vdes shqiptarja, nënë e pesë fëmijëve

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një shqiptare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë. Bëhet fjalë për 40-vjeçaren shqiptare Elvira Hoxhën, e cili është goditur për vdekje nga një makinë, teksa ajo po kalonte rrugën. Ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të ditës së […]
Bëhet fjalë për 40-vjeçaren shqiptare Elvira Hoxhën, e cili është goditur për vdekje nga një makinë, teksa ajo po kalonte rrugën.
Ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 të ditës së djeshme, ku 40-vjeçarja, nënë e 5 fëmijëve po kalonte në rrugën “Merler, një rrugë e pandriçuar, duke zbritur më këmbë drejt rrugës “Raffa”.
Por, një makinë e cila po vinte në anën e kundërt të trotuarit ka goditur gruan, duke e lënë të plagosur rëndë gruan.
Kalimtarë të rastit kanë marrë në telefon ambulancën, e cila ka ardhur menjëherë për të dërguar në spital gruan, por sapo ka mbërritur në spital ka ndërruar jetë.
Pas aksidentit, shoferi është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa ai është arrestuar pas 4 orësh nga policia.
Ai akuzohet për ‘vrasje në rrugë’, siç i cilëson kodi penal italian, aksidentet kur shoferi largohet nga vendi i ngjarjes.












