Aksident i rëndë në dalje të Prishtinës (Foto)

Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në dalje të Prishtinës, në mes të Orlloviqit dhe Dragodanit. Sipas disa fotove, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamion, shkruan Indeksonline. Vetura Golf 2 është dëmtuar në pjesën e pasme, një veturë para saj ka dëme më të vogla, kurse kamioni ka goditur golfin.















