“Ahtisaari e ndihmoi Pavarësinë e Kosovës i ndikuar nga e kaluara e tij si refugjat”

Në librin “Ndërmjetësuesi”, dy autorë finlandezë rrëfejnë për karrierën e Marti Ahtisaarit, ndërmjetësuesit të bisedimeve të para mes Kosovës dhe Beogradit që çuan në Pavarësinë e Kosovës. “The Mediator – a biography of Martti Ahtisaari”, Hurst&Company, Londër, 2015”. Në libër trajtohet karriera e gjatë dhe e suksesshme diplomatike e diplomatit finlandez, i cili e ka […]
Në librin “Ndërmjetësuesi”, dy autorë finlandezë rrëfejnë për karrierën e Marti Ahtisaarit, ndërmjetësuesit të bisedimeve të para mes Kosovës dhe Beogradit që çuan në Pavarësinë e Kosovës. “The Mediator – a biography of Martti Ahtisaari”, Hurst&Company, Londër, 2015”. Në libër trajtohet karriera e gjatë dhe e suksesshme diplomatike e diplomatit finlandez, i cili e ka fituar edhe çmimin Nobel për Paqë në vitin 2009, për kontributin e tij në konfliktin e Namibisë, Kosovës, Indonezisë dhe Irakut.
Që në fillim, Ahtisaari i kishte hartuar temat për të cilat do të flitej, për dallim nga turi i ri i negociatave të cilit ende nuk i dihet fundi. Madje, ai rrëfen në libër se e kishte paraqitur haptas qëndrimin e tij për ato negociata, që duhej të mbaronin me Pavarësinë e Kosovës. Për të është e domosdoshme që një ndërmjetësues të shprehë hapur qëndrimin e tij, në mënyrë që të mos bëhet hipokrit duke e fshehur atë, duke shkaktuar kështu implikime të panevojshme. Ky qëndrim e kishte skandalizuar asokohe, kryeministrin Vojisllav Koshtunica. Ahtisaari poashtu e kishte inicuar krijimin e një ekipi të unitetit në Kosovë, në mënyrë që të shmangeshin problemet e brendshme lidhur me marrëveshjet që do të arriheshin. Në negociatat e reja që vijojnë edhe sot, u ndoq një rrugë tjetër, ku negociuan vetëm liderët ose zyrtarët e partive në pushtet – duke prodhuar kështu probleme të shumta të brendshme. Kosova tash e sa kohë, është në një konflikt të brendshëm të cilit nuk i duket zgjidhja, në lidhje me çështjen e Asociacionit dhe jo vetëm. Madje, së fundi është hedhur sërish ideja për krijimin e një ekipi të ri uniteti që të negocionte për Kosovën. Një gjë e tillë, megjithatë duket e pamundur shkaku i rritjes së përçarjeve mes partive politike në vend.
Në librin në fjalë, flitet edhe për një anë subjektive të ish-diplomatit dhe ish-presidentit finlandez. Duke qenë vetë refugjat lufte gjatë periudhës së luftës së II-të botërore, ai është kritikuar se ka pasur qëndrim armiqësor ndaj Rusisë për shkaqe subjektive. Në libër ai e pranon se i është shfaqur fëmijëra e tij derisa e vizitonte Bllacën, pak muaj pas luftës së Kosovës.
Këto zbulohen në një shkrim autorial të Agron Demit, për portalin Koha.












