Ahmeti shpalli fitoren në shumicën e komunave shqiptare

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shpallur fitoren në disa komuna shqiptare në Maqedoni. “Jam këtu për të konfirmuar lajmin e fitores së madhe të BDI-së në Tetovë, Strugë, në Çair, në Dibër, në Saraj, në Likovë, në Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë”, deklaroi Ahmeti, përcjell Alsat. Ndërkohë sa i përket komunës së Gostivarit tha […]
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka shpallur fitoren në disa komuna shqiptare në Maqedoni.
“Jam këtu për të konfirmuar lajmin e fitores së madhe të BDI-së në Tetovë, Strugë, në Çair, në Dibër, në Saraj, në Likovë, në Dollnen, Tearcë, Pllasnicë dhe Kërçovë”, deklaroi Ahmeti, përcjell Alsat.
Ndërkohë sa i përket komunës së Gostivarit tha se janë në pritje të rezultateve finale, por njëkohësisht la hapësirë të kuptohet se po përgatiten për humbje të kësaj komune.












