Agim Veliu në balotazh dhe një mijë vota më pak

Agim Veliu në zgjedhjet e 22 tetorit nuk arriti t’i shmanget balotazhit, ndërsa mori 1 mijë vota më pak. Agim Veliu, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Podujevës, nuk arriti fitore në raundin e parë në këto zgjedhje. Veliu shënoi rënie të votave zgjedhjet e së dielës duke marrë 1 mijë vota […]
Agim Veliu në zgjedhjet e 22 tetorit nuk arriti t’i shmanget balotazhit, ndërsa mori 1 mijë vota më pak.
Agim Veliu, kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Komunën e Podujevës, nuk arriti fitore në raundin e parë në këto zgjedhje.
Veliu shënoi rënie të votave zgjedhjet e së dielës duke marrë 1 mijë vota më pak që nuk i siguruan ‘mbijetesë’, nga balotazhi
Veliu, që mbajti postin e kryetarit të Podujevës në mandatin e kaluar, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mori 18 mijë e 801 vota, përkatësisht 48,29 për qind të votave në zgjedhjet lokale të 22 tetorit.
Në vitin 2013 ai kishte arritur të fitonte 19 mijë e 871, vota apo 50,16 për qind të votave të atyre që atëherë dolën në zgjedhje në Podujevë.
Veliu fitoi mandatin e Kryetarit të Podujevës pa balotazh në vitin 2013, ndërkaq sivjet ai do të përballet në raundin e dytë me Ajet Poterën, nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili mori 7 mijë vota më pak.
Sa u përket votave për Kuvendin Komunal, LDK shënoi rritje të vogël, meqë mori 42,55 për qind të votave në krahasim me 42,08 për qind sa i kishte në 2013-ën.












