Agim Bahtiri të fala Kadri Veselit: Nuk të lejoj që…

Agim Bahtiri, duke komentuar rezultatin e exit pollit të Klan Kosovës, I cilli e nxjerr në balotazh me Valdete Idrizin e PDK’së, u ka dërguar të fala nga Mitrovica, Kadri Veselit dhe figurave tjera të PDK’së, duke thënë se kanë manipuluar me zgjedhjet në Mitrovicë. “Do të shkojmë në balotazh me PDK’në. Diferenca ka me […]
Agim Bahtiri, duke komentuar rezultatin e exit pollit të Klan Kosovës, I cilli e nxjerr në balotazh me Valdete Idrizin e PDK’së, u ka dërguar të fala nga Mitrovica, Kadri Veselit dhe figurave tjera të PDK’së, duke thënë se kanë manipuluar me zgjedhjet në Mitrovicë.
“Do të shkojmë në balotazh me PDK’në. Diferenca ka me qenë më e ngushtë, madje ne do të udhëheqim para tyre. Kam prit dhe kam qenë i sigurt se do të jem i pari. Ndryshoj situata se erdhën njerëzit nga Skenderaj dhe i rrëzuan shtyllat. Janë vjedh fletëvotime dhe kanë bërë manipulime. PDK nuk mund të jetë në diferencë kaq të madhe sa unë. Kur t’i shohim rezultatet, do të tregojmë se çfarë do të bëhet tutje. Nuk e di pse nuk ndodhi t’i fitojmë zgjedhjet pa balotazh. Qytetarët më kanë përkrahur, por ende nuk i kam të dhënat e sakta, e ato të prezantuara nga Klan Kosova, po duken jo të sakta. Do të jemi më afër me PDK, por ata kanë manipuluar shumë. Unë s’kam bërë manipulime”.












