Abdixhiku: Kadri Veseli, Hashim Thaçi e komandantët e tyre i kanë fryrë listat e veteranëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe deputeti i LDK’së, Lumir Abdixhiku janë përplasur në Kuvend për listat e veteranëve, shkruan Periskopi. Deputeti i LDK’së Lumir Abdixhiku ka bërë thirrje që të pastrohen listat e veteranëve prej nga duhet të largohen të gjithë mashtruesit, sipas tij. Më pas kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i […]
Deputeti i LDK’së Lumir Abdixhiku ka bërë thirrje që të pastrohen listat e veteranëve prej nga duhet të largohen të gjithë mashtruesit, sipas tij.
Më pas kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i kërkoi Abdixhikut që të përmend emra konkret se kush i ka fryrë listat e veteranëve dhe ka bërë manipulime.
“Qysh ju po kërkoni që unë me ju tregu kush i ka fryrë listat. E dini shumë mirë ju se kush. Qe ti Kadri Veseli, që ku e keni njeriun që i ka fry listat. Qe kush është ul. Kadri Veseli, Hashim Thaçi e komandantët e tyre i kanë fryrë listat.
Më pas atij i reagoi Veseli, i cili kërkoi nga ai që t’i drejtohet prokurorisë dhe t’i tregojë se kënd e kam shtuar në listë unë.
“Cilin veteran e ka fut Kadri Veseli, a ka ndonjë anëtar të familjes, ndonjë shok që është në listë. Ti e ke urrejt UÇK’në, e urren edhe sot o Lumir. Si po të ec puna me pazare andej. Fol pa inate. E dina që lista janë fryrë shumë. Partia juaj i ka shti qindra persona”, i tha Veseli Abdixhikut./Periskopi












