AAK në Pejë akuzon shoferin e Gazmend Muhaxherit për blerje të votës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka akuzuar shoferin e kryetarit të tanishëm Gazmend Muhaxherit për blerje të votes. Më poshtë është reagimi i plotë: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë shprehë shqetësimin serioz të blerjes së votës tek komuniteti egjiptian dhe ashkali, nga ana e shoferit personal të kryetarit të komunës Gazmend […]
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka akuzuar shoferin e kryetarit të tanishëm Gazmend Muhaxherit për blerje të votes.
Më poshtë është reagimi i plotë:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë shprehë shqetësimin serioz të blerjes së votës tek komuniteti egjiptian dhe ashkali, nga ana e shoferit personal të kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri, Besim Berisha.
Ngasesi personal i Gazmend Muhaxherit, Besim Berisha duke përdorur një automjet civil VW me targa (03-797-BF) përpos presionit që bënë tek votuesit në Qendrën e votimit në Shkollën ‘Ramiz Sadiku’ ai bënë blerje të votës.
AAK në Pejë rastin e ka paraqitur edhe në PZAP dhe tek prokurori i shtetit.
AAK në Pejë fton publikisht akterët e rendit dhe ligjit të marrin masa të menjëhershme në ruajtje të procesit të drejt zgjedhor dhe mbrojtje të demokracisë.
Reagimit ja bashkojmë edhe foto-dëshmitë.












