900 pacientë në listën e pritjes për vendosjen e stentave në zemër

900 pacientë në listën e pritjes për vendosjen e stentave në zemër

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës rreth 900 pacientë janë evidentuar në listën e pritjes për diagnostifikim dhe vendosjen e stentave ë zemër. Kjo situatë, erdhi si pasojë e keq-menaxhimit të mëhershëm, por edhe të prishjeve të shpeshta të aparaturës për diagnostifikim. Kështu i tha Radio Kosovës Tefik Bekteshi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë […]

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës rreth 900 pacientë janë evidentuar në listën e pritjes për diagnostifikim dhe vendosjen e stentave ë zemër.

Kjo situatë, erdhi si pasojë e keq-menaxhimit të mëhershëm, por edhe të prishjeve të shpeshta të aparaturës për diagnostifikim.

Kështu i tha Radio Kosovës Tefik Bekteshi, ushtrues i detyrës së drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive në QKUK.

Lista e gjatë e pritjes së pacientëve për diagnostifikim dhe vendosjen e stentave në zemër, është shqetësuese edhe për ushtruesin e detyrës së drejtorit të Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe Kardiologjisë Invazive,Tefik Bekteshi.

“Sa i përket listës së pritjes, për mua është tmerruese, për pacientë tmerruese dhe ka dalë prej logjikës normale të listës së pritjes.”

Njëra nga sallat e kardiologjisë invazive është në renovim dhe është çështje ditësh se kur do të jetë gati për pacientët, tha dr Bekteshi.

“Mund të them me siguri absolute se me funksionalizimin e dy sallave të kardiologjisë invazive, çfarëdo liste që do të kemi, e edhe nëse lista do të rritet, mund të them se do të largohet brenda gjashtë muajsh.”

Prishjet e shpeshta të aparatit të vjetër të koronarografisë kanë shkaktuan probleme të shumta, jo vetëm për pacientët por edhe për stafin e punës, thotë kardiologu Agron Qerimi.

‘Ne kemi qenë shumë të pambrojtur, sepse ajo ka liruar shumë rrezatim, shpeshherë na ka dalë rrezatimi që kemi marrë ne (stafi) mbi vlerat e lejuara. Kemi pasur telashe të bëjmë regjistrimin e CD-ve të ua japim pacientëve dhe çdo gjë jemi mundu të modifikojmë.’’

Me funksionalizimin e dy sallave në kardiologjinë invazive, pacientët më nuk do të drejtohen në klinikat private për diagnostifikim dhe stentim, thotë dr. Tefik Bekteshi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?