BE do të mbështesë studentët nga Kosova

BE do të mbështesë studentët nga Kosova

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e përfundimit të studimeve master në Universitetet e BE-së nga përfituesit e grantit të Raundit X të Skemës së Profesionistëve të Rinj (SPR). Siç njofton Zyra e kryeministrit, kjo ceremoni u organizua nga Zyra e BE-së dhe Këshilli Britanik në Kosovë, me rastin e kthimit të […]

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në shënimin e përfundimit të studimeve master në Universitetet e BE-së nga përfituesit e grantit të Raundit X të Skemës së Profesionistëve të Rinj (SPR).

Siç njofton Zyra e kryeministrit, kjo ceremoni u organizua nga Zyra e BE-së dhe Këshilli Britanik në Kosovë, me rastin e kthimit të studentëve në Kosovë për t’u inkuadruar në shërbimin civil.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj, e quajti këtë lajm të mirë për Kosovën, duke theksuar se në proces të aftësimit tonë jo vetëm si qeverisje, por edhe si shoqëri nuk jemi vetëm.

“Dua të falënderoj Komisionin Evropian për ndihmën gjeneroze që ka aplikuar vërtet një program shumë të qëlluar, që është aftësimi i të rinjve tanë të cilët do të punojnë në sektorin publik, e nga të cilët varet zbatimi i gjithë asaj që ne e dakordojmë, duke filluar nga Kushtetuta, ligjet, normat, planet vepruese, strategjitë. Çdo gjë varet nga zbatuesit dhe ata janë më të rëndësishëm sesa ata që marrin vendime lartë”, tha kryeministri, duke falënderuar edhe Këshillin Britanik në Kosovë për implementimin e këtij programi.

Duke uruar përfituesit e këtij programi dhe 35 bursistët e rinj, kryeministri Haradinaj tha se jeni të mirëseardhur kurdo që jeni gati të ktheheni të shërbeni në vend përmes qeverisjes së sektorit publik.

Ky projekt i BE-së do të vazhdojë edhe në të ardhmen të mbështesë studentët nga Kosova.

Në këtë ceremoni morën pjesë Riccardo Serri, shef i sektorit politik, ekonomik dhe për integrime evropiane në Zyrën e BE-së/Përfaqësuesit Special të BE-së, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Ruari O’Connell, si dhe studentët të cilët tashmë kanë përfunduar studimet master.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?