28 raste të thyerjes së heshtjes zgjedhore nga partitë politike

Ekipi i monitoruesve të zgjedhjeve të BIRN dhe Internews Kosova që nga fillimi i heshtjes zgjedhore ditën e djeshme në orën 7 të mëngjesit e deri më sot, kanë identifikuar 28 raste të thyerjes së heshtjes zgjedhore. Për të gjitha këto raste ata i kanë dorëzuar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Pjesa dërrmuese […]
Për të gjitha këto raste ata i kanë dorëzuar ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.
Pjesa dërrmuese e rasteve të thyerjes së heshtjes zgjedhore është konsumuar përmes rrjeteve sociale ku kandidatë për kryetarë të komunave, por edhe kandidatë për asamble komunale në rrjetet e tyre sociale kanë bërë fushatë përmes shpërndarjes së postimeve të tyre.
Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë përcakton se 24 orë para fillimit të procesit të votimit e deri në mbylljen e qendrave të votimit nuk lejohet asnjë lloj fushate.












