23-vjeçari me makinë përplas për vdekje motociklistin

Një 23-vjeçar me makinë ka përplasur për vdekje motociklistin 57 vjecar sot ne Laknas. Policia ne nje informacion paraprak ben me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:28, në Laknas, në rrugën “Nënë Tereza”. Mjeti me targa AA727OE me drejtues shtetasin I. D., rreth 23 vjeç është përplasur me mjetin tip motorr me drejtues […]
Një 23-vjeçar me makinë ka përplasur për vdekje motociklistin 57 vjecar sot ne Laknas.
Policia ne nje informacion paraprak ben me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:28, në Laknas, në rrugën “Nënë Tereza”.
Mjeti me targa AA727OE me drejtues shtetasin I. D., rreth 23 vjeç është përplasur me mjetin tip motorr me drejtues shtetasin Xh. H., rreth 67 vjeç.
Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit tip motorr, shtetasi Xh. H., rreth 67 vjeç ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i mjetit me targë AA727OE, shtetasi I. D., ndodhet në vendngjarje. Po kryhen veprimet e mëtejshme nga ana e Policisë.












