21 vendet e tjera në Evropë që kërkojnë Pavarësi nga shtetet e tyre

21 vendet e tjera në Evropë që kërkojnë Pavarësi nga shtetet e tyre

EVROPË LINDORE Istria | Kroaci 208 mijë banorë | 4,9% e popullësisë në Kroaci Partia Demokratike Istriane kërkon autonomi më të madhe rajonale dhe decentralizim të pushtetit nga shteti Kroat, veçanërisht në Istri, një rajon që ndodhet mes Kroacisë dhe Sllovenisë, kufijtë e të cilës ende nuk janë përcaktuar qartë pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë […]

EVROPË LINDORE

Istria | Kroaci

208 mijë banorë | 4,9% e popullësisë në Kroaci

Partia Demokratike Istriane kërkon autonomi më të madhe rajonale dhe decentralizim të pushtetit nga shteti Kroat, veçanërisht në Istri, një rajon që ndodhet mes Kroacisë dhe Sllovenisë, kufijtë e të cilës ende nuk janë përcaktuar qartë pas shpërbërjes së ish Jugosllavisë më 1991.

Moravia | Republika Çeke

3 milion banorë | 30% e popullësisë në Çeki

Moravia ishte një tokë çeke bashkë me Silezinë dhe Boheminë, por gjithnjë është parë si një rajon i veçantë me identitet të sajin. Një parti e vogël joparlamentare, ka avokuar vetëvendosjen dhe pavarësinë që nga viti 2005.

Silizia Çeke | Republika Çeke

1 milion banorë | 10% e totalit

Shih më poshtë

Silezia e Sipërme | Poloni

3 milion banorë | 7,8% e totalit

Silezia është një rajon mjaft i madh në jug-perëndim të Polonisë me disa zona edhe në Gjermani dhe Çeki. Më shumë se 800 mijë njerëz u deklaruan silezianë në regjistrimin që u mbajt në Poloni në vitin 2011, ndërkohë që Lëvizja për Autonominë e Silezisë (RAS) e udhëhequr nga Jerzy Gorzelik, i fitoi 8,5% të votës në zgjedhjet lokale të 2010-s. Duke avokuar një autonomi të gjerë, RAS-i e sheh Silezinë si një ‘komb më vete’ më shumë se polakë, çekë ose gjermanë.

Szekely | Rumani

500 mijë banorë | 2,5% e totalit

Ky është një rajon në qendër të Rumanisë, me shumë hungarezë brenda saj që kërkojnë autonomi më të madhe. Sipas regjistrimit të vitit 2011, rreth 1,2 milion hungarezë jetojnë në Rumani, gjysma e të cilëve në Szekely. Ata janë minoriteti më i madh në vend, qëkur Hungaria i humbi dy të tretat e territorit të saj ndaj fqinjëve rumunë pas luftës së I botërore.

EVROPË VERIORE

Bornholm | Danimarkë

39 mijë e 664 banorë | 0,7% e totalit

Bornholmi është një vend i vogël në detin baltik me një popullsi mjaft të vogël. Që nga vitet e 90’-ta ka qenë aktive një parti vetëqeverisëse e cila kërkonte pavarësi, ose të paktën autonomi më të gjerë për vendin. Por, pavarësisht rritjes së madhe të popullaritet që kishte gjatë referendumit të Skocisë dhe më e vona, mbështetjes që i dha përpjekjeve të Katalonjës për pavarësi, tashmë partia po pëson humbje.

Ishujt Faroe | Danimarkë

50 mijë banorë | 0,9% e totalit

Që nga viti 1948 Ishujt Faroe ishin një vend autonom dhe i vetëqeverisur pas referendumit për pavarësi më 1946, në të cilin u votua për pavarësi. Duke i përmendur diferencat diferencat kulturore dhe gjuhësore, ashtu si duke theksuar largësinë me Danimarkën, katër parti të ndryshme – që kanë 17 nga 33 ulëset në parlament – kërkojnë pavarësi të plotë dhe shtet të pavarur.

EVROPË JUGORE

Lombardia | Itali

10 milion banorë | 17% e totalit

Lombardia është vendi ku ndodhet qyteti i famshëm i Milanit, dhe është rajoni më i pasur italian. Ajo po kërkon autonomi nga Roma dhe më shumë kompetenca në atë sesi do t’i shpenzojë paratë. Shumë votues në Lombardi, ashtu si në Veneto, besojnë se taksat që paguajnë shkojnë për të varfërit në jug, dhe jo për investimet lokale që iu duhen atyre. Ky është një rast mjaft i ngjashëm me Kataloninë, sa i përket aspektit ekonomik.

Veneto | Itali

4,9 milion banorë | 8% e totalit

Rajoni i Venetos dhe kryeqyteti i tij Venediku kontribuojnë poashtu mjaft shumë në ekonominë e shtetit të Italisë. Rajoni kërkon autonomi shumë më të madhe, dhe kompetenca shtesë për taksat e saj. Megjithatë, këtu shumica e banorëve nuk kërkojnë pavarësi të plotë.

Sicilia | Itali

5 milion banorë | 8,2% e totalit

Duke theksuar kulturën, traditat, dhe gjuhën e ndryshme prej pjesës tjetër të Italisë, kanë ngritur krye shumë lëvizje të ndryshme në Sicili të cilat kërkojnë autonomi më të madhe ose edhe pavarësi të plotë. Një parti autonomiste e udhëhoqi ishullin prej vitit 2008 deri më 2012.

Tirolli i Jugut | Itali

511 mijë banorë | 0,9% e totalit

Ky rajon mbeti nën Itali pas luftës së parë botërore megjithëse shumica e tirollasve janë gjermanisht-folës. Tirolli i Jugut fitoi autonomi mjaft të madhe nga Roma në vitetet 70-të – por një lëvizje separatiste – përfshirë vitet 50-të e 60-të, kur një grup çlirimi kishte kryer një fushatë bombardimesh – tash e një kohë të gjatë kërkon ribashkimin me Austrinë. Sondazhet kanë treguar se më shumë se gjysma e popullsisë e mbështet ndarjen.

Baskia | Spanjë

3 milion banorë | 4,6 përqind e totalit

Nacionalistët baskë janë përpjekur të krijojnë unitet politik dhe të zgjojnë vetëdijen kombëtare për të gjithë bask-folësit në Spanjë dhe Francë që nga shekulli i 19-të. Fushata e tyre megjithatë është më pak e përgjakshme se dikur, pasiqë grupi separatist ETA shpalli fundin e saj më 2011 pas një gjysëm shekulli dhune. Megjithëse iu ka dhënë autonomi të konsiderueshme, Madridi refuzon të bëj ndryshime tjera që kërkohen nga separatistët.

Katalonia | Spanjë

7,5 milion banorë | 16% e totalit

Sipas qeverisë katalonase, 90% e votuesve e  mbështetën pavarësinë dhe shkëputjen nga Spanja në referendumin e 1 tetorit, megjithëse dalja në zgjedhje ishte vetëm 43%. Spanja së fundi po bën një hap mjaft të rrezikshëm duke imponuar kontroll direkt në këtë rajon. Kjo është kriza më e madhe konsituticonale spanjolle që prej kohës së regjimit të Franos.

Korsika | Francë

329 mijë banorë | 0,5% e totalit

Që nga vitet e 60-ta lëvizjet nacionaliste korsikane kanë kërkuar autonomi më të madhe për ishullin e tyre. Fronti naiconalist për çlirim i Korsikës ka kërkuar pavarësi nga viti 1976, duke bërë një aktivitet bombardimesh dhe vrasjesh – ndër të cilat kishin vrarë edhe kryetarin e Korsikës më 1998 – por së fundi kanë deklaruar se i ka ardhur fundi ‘operacioneve militare’. Një koalicion pro-autonomisë, i ka fituar 51 ulëse në zgjedhjet rajonale të vitit 2015.

EVROPË PERËNDIMORE

Flandra | Belgjikë

6,4 milion banorë | 56,3% e totalit

Qe një kohë të gjatë, ky vend holandisht-folës ka kërkuar ndarje nga Belgjika. Aleanca për Flandrën e re është partia më e madhe në parlamentin federal. Zgjedhjet e vitit 2019 pritet të jenë mjaft vendimtare për ndarjen ose jo të Belgjikës.

Valonia | Belgjikë

3,6 milion banorë | 32% e totalit

Rajonet belge gëzojnë autonomi të konsiderueshme ndërsa shumica e valonëve duan të mbeten pjesë e Belgjikës. Ata e mbrojnë dhe e promovojnë gjuhën frënge dhe identitetin e tyre kulturor. Lëvizjet për pavarësi, ashtu si një grup që bën thirrje për një Belgjikë frëngjisht-folëse që do të bëhej pjesë e Francës, historikisht kanë pasur pak mbështetje.

Britanja | Francë

3,3 milion banorë | 5% e totalit

Britanja e ka një identitet shumë të fortë kulturor dhe konsiderohet si një prej gjashtë kombeve kalte bashkë me Cornwallin, Irlandën, the Isle of Man, Skocia dhe Uellsi. Nacionalistët breton kërkojnë vetëvendosje, brenda ose jashtë Francës, mbrojtje dhe promovim të muzikës së Britanjës, traditave dhe simboleve, duke përfshirë edhe gjuhën të cilën e flasin rreth 200 mijë njerëz. Një sondazh i vitit 2013 tregoi se 18% e bretonëve e mbështesin pavarësinë, ndërsa 37% e tyre do të përshkruanin veten si bretonë e jo si francezë.

Bavaria | Gjermani

12,9 milion banorë | 15,6% e totalit

Nacionalizmi bavarez ka qenë shumë i fortë qëprej kohës kur ky vend u bë pjesë e Gjermanisë më 1871. Ndërsa partia separatiste bavareze ka qenë shumë e fortë në të 50tat, rezultatet elektorale i kanë rënë gradualisht. Sidoqoftë, në 2017-ën, një sondazh tha se një në tre bavarezë e mbështet pavarësinë nga Gjermania.

Irlanda Veriore | Britani e Madhe

1,8 milion banorë | 2,8% e totalit

Edhe këtu ekziston një lëvizje e cila kërkon ndarja nga Britania e Madhe, por e cila nuk ka arritur që të fitojë mbështetje shumë të madhe në zgjedhjet e kohëve të fundit.

Skocia | Britani e Madhe

5,4 milion banorë | 8,3% e totalit

Skocia nisi të kërkonte vetëvendosje në mes të shekullit të 19-të, ndërsa partia skoceze kombëtare ka bërë fushatë të vazhdueshme për pavarësi të plotë që nga viti 1934. Në zgjedhjet e vitit 2014, 44,7% e skocezëve ishin pro pavarësisë, ndërsa 55,3% e tyre ishin kundër. Nicola Sturgeon ka thënë se, një tjetër referendum pritet të ndodhë pas votës për daljen e Britanisë nga BE-ja.

Uellsi | Britani e Madhe

3,1 milion banorë | 4,7% e totalit

Uellsi poashtu kërkon pavarësi që nga mesi i shekullit të 19-të, ndërsa partia nacionaliste uellsiane Plaid Cumru, aktivisht ka kërkuar sovranitet që kur u formuar më 1925. Sondazhet e fundit tregojnë se 40% e uellsianëve kërkojnë më shumë fuqi për asamblenë e tyre, ndërsa rreth 25% janë në favor të pavarësisë së plotë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?