12 mijë raste të fëmijëve të sëmurë në Obiliq, shkak ajri i ndotur

12 mijë raste të fëmijëve të sëmurë në Obiliq, shkak ajri i ndotur

Në Qendrën kryesore të Mjekësisë familjare në Obiliq, gjatë vitit 2017 si pasojë e ajrit të ndotur janë regjistruar 12 mijë raste të vizitave mjekësore  vetëm nga fëmijët. Ndërsa 87 mijë është numri i përgjithshëm i rasteve që janë paraqitur në këtë Qendër brenda këtij viti për shkak të ndotjes në nivel të lartë që […]

Ndërsa 87 mijë është numri i përgjithshëm i rasteve që janë paraqitur në këtë Qendër brenda këtij viti për shkak të ndotjes në nivel të lartë që ka ajri, si pasojë e termocentraleve të KEK-ut.

Sipas mjekëve, pacientët po ballafaqohen me sëmundje të ndryshme si, kanceri i mushkërive, sëmundjet  kronike dhe sëmundje të organeve të frymëmarrjes.

Drejtori i QKMF-së Haki Jashari duke folur për Tribuna Channel ka thënë se  në krahasim me vitet e kaluara, viti 2017 ka pasur rritje të theksuar të pacienteve.

Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Ilir Morina, ka thënë se sidomos në Termocentralin Kosova B, vlerat e ndotjes  janë shumë të larta.

Ai thotë se tejkalimi është enormë gjatë çdo muaji deri në dhjetë fish.

Ndërsa Drejtori për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Obiliqit, Arben Berisha vlerëson se gjendja mjedisore në këtë komunë nuk është aspak e mirë, por shpreson se me implementimin e Ligjit për Obiliqin gjendja do përmirësohet dhe kjo komunë do ketë beneficione.

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përmes Agjencisë për Mbrojtje të Mjedisit, ka paraparë që në vitin e ardhshëm do të merren masa drastike, dhe që qymyri do të ndalohet fare për shfrytëzim.

Por deri atëherë banorët e kësaj ane do të ballafaqohen me probleme të ndryshme shëndetësore.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?