Ministri kosovar në siklet, nuk arrin ta lexojë fjalimin e tij në anglisht (Video)

Ministri kosovar i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, e ka gjetur vetën në një situatë tejet të sikletshme kur në Komisionin për Udhëtime – organizatë që promovon turizmin në Europë – nuk ka ditur ta lexojë fjalimin e tij në gjuhën angleze. Bajrami ka filluar të lexojë në shqip, por drejtori ekzekutiv i ETC, Eduardo […]
Bajrami ka filluar të lexojë në shqip, por drejtori ekzekutiv i ETC, Eduardo Santander, ka kërkuar nga Hasani që ta thotë fjalimin e tij në një gjuhë tjetër, pasi nuk ka pasur përkthim nga gjuha shqipe.
“Kam frikë se nuk ka përkthim nga shqipja, prandaj a do të mund të flisnit mbase në anglisht, apo në një nga gjuhët tjera zyrtare”, ka thënë Santander.
Ministri e ka pasur fjalimin e tij të shkruar në anglisht, por megjithatë nuk ka arritur ta lexojë vetë.
Në ndihmë i kanë ardhur disa delegatë të tjerë të cilët janë munduar që ta lexojnë fjalimin për ministrin.
Ministri i Tregtise dhe Industrise e perfaqeson Kosoven para vendeve te BE-se, por nuk din as me *lexu* anglisht. S'po muj. pic.twitter.com/UvmSiUcQPP
— Admirim (@admirim) February 17, 2018












