Mësohet çka i propozuan Veseli dhe Haradinaj ambasadorit Kosnett për taksën

Mësohet çka i propozuan Veseli dhe Haradinaj ambasadorit Kosnett për taksën

Burime të Periskopit brenda takimit të ambasadorit Philip Kosnett me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, thonë se këta dy të fundit kanë propozuar që taksa ndaj Serbisë të ‘ngrihet’ përkohësisht, përkatësisht në një afat kohor prej 3 muajsh, mirëpo këtë ofertë nuk e ka pranuar ambasadori amerikan, Philip Kosnett. Ambasadori amerikan në Kosovë, […]

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett sot ka takuar kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj. Që prej dy ditësh, kur edhe është paralajmëruar ky takim, nikoqir i të cilit ishte Kadri Veseli, është folur se temë diskutimi do të ishte taksa ndaj Serbisë. Pas takimit, asnjë nga pjesëmarrësit, përfshirë ambasadorin amerikan, Kosnett, kryeparlamentari Veseli e as kryeministri Haradinaj nuk janë deklaruar menjëherë pas takimit, siç vepronin zakonisht pas takimeve të niveleve të tilla.

Kryeparlamentari Veseli, pas një kohe prej takimit, ka shkruar vetëm një status në Facebook, përmes të cilit tregonte se ‘Kosova të gjitha vendimet i merr bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës’.

Ndërkaq, kryeministri Haradinaj në një konferencë për media, ka thënë vetëm se ‘jemi të gatshëm dhe kemi qejf ta heqim taksën’, duke aluduar në kushtin e tij të ditur tashmë që kjo do të bëhej ‘me njohje reciproke nga Serbia’. Veseli dhe Haradinaj, nuk kanë dhënë detaje më të hollësishme lidhur me interesimin e mediave se çka konkretisht është diskutuar për taksën në takim me ambasadorin Kosnett.

Por, burime të Periskopit brenda takimit, kanë treguar se kanë qenë Veseli dhe Haradinaj që i kanë propozuar ambasadorit Kosnett se taksa mund të ‘ngrihet’ (pezullohet) përkohësisht, më saktë, në një periudhë kohore prej 3 muajsh.

Por të njëjtat burime thonë se ambasadori Kosnett nuk e ka pranuar këtë ofertë të Veselit dhe Haradinajt, duke kërkuar që taksa të pezullohet tërësisht.

Ndryshe, taksa 100 % ndaj Serbisë, është vendosur në muajin nëntor të vitit 2018.

Që prej atëherë, Kosovës i kanë ardhur shumë thirrje për ta hequr taksën, ndërkaq e fundit ka qenë ajo nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, thirrje të cilën e ka konfirmuar edhe vet kryeministri Ramush Haradinaj.

Ditë më parë, në një deklaratë dhënë mediave, Hardinaj ka konfirmuar se ‘i ka ardhur qëndrimi i SHBA’së për taksën përmes ambasadorit amerikan në Kosovë’.

“Ambasadori ka shprehë qëndrimin e qeverisë amerikane për kërkesën për pezullim të taksës në mënyrë që me i hapë rrugë dialogut. Është kërkesë e tyre zyrtare. Mirëpo, ata duhet ta thonë vetë se nuk kemi fort të drejtë me i komentu qëndrimet e tyre. Po për hir të opinionit po”, pati konfirmuar kështu Haradinaj kërkesën e SHBA’së për heqjen e taksës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?